EmailFacebookKontakt

Kremtohet Shën Joan Vladimiri

Në 4 qershor, qindra besimtarë edhe nga qytete të largëta, u mblodhën në Manastirin e Shën Joan Vladimirit (Shën Jonit) afër Elbasanit, për kremtimin tradicional të festës së Shenjtorit të njohur. Megjithatë, kushtet e vështira të vendit bënë që të mos ishte ai numër vërtet i madh i besimtarëve si çdo vit. Liturgjia Hyjnore u celebrua nga 5 priftërinj, në qetësi të plotë dhe në fund besimtarët e pranishëm, sipas traditës, ndanë pambukun që rri gjatë vitit në kutinë ku mbahen lipsanët e Shenjtit.

Korresp. i Ngjalljes