EmailFacebookKontakt

Kremtohet Shën e Diela në Nartë

KREMTOHET SHËN E DIELA NË NARTË
Në datën 7 Korrik Kisha kremton kujtimin e
Dëshmores së Madhe Qiriaqi (E Diela). Në fshatin
Nartë të Vlorës ndodhet edhe kisha që përkujton emrin
e saj. Kisha është ndërtuar në mes të fshatit dhe është
në rikonstruksion e sipër, i cili kryhet me fonde të
mbledhura nga Kryepiskopi Anastas.
Për të festuar me besimtarët e Nartës, por edhe
me shumë të tjerë të ardhur nga Vlora erdhi edhe
Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati. Pas Mëngjesores u
krye Shërbesa e bekimit të pesë bukëve e më pas u
celebrua Liturgjia Hyjnore, e cila u drejtua nga Hirësia
e Tij, i ndihmuar nga klerikët e Zëvendësisë së Vlorës.
Mitropoliti foli për jetën e dëshmores: “Sot, Kisha
kremton dhe nderon
kujtimin e hirshëm të dëshmores së madhe dhe të
shenjtë, Qiriaqisë.” Kisha jonë na fton të gjithëve të
shikojmë sakrificën e përgjakshme dhe ofrimin e
martirëve, që të gjejmë mbështetje në luftën shpirtërore
të jetës më Krishtin. Pra,është aktuale fjala e Zotit:
“Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin,dhe shpirtin
s’mund ta vrasin”. Më pas ai tregoi se si Dëshmorja
e Madhe edhe pse u torturua në mënyrë çnjerëzore
nuk e mohoi kurrë Zotin. Ajo pas çdo pyetje përgjigjej:
“Jam e krishterë”.
Mitropoliti falënderoi edhe Kryepiskopin Anastas
për përpjekjet dhe kontributin që ai po jep për rikon-
struksionin e kësaj kishe.
Pas marrjes së Kungatës së Shenjtë besimtarët u
larguan, duke marrë me vete edhe bekimet e dëshmo-
res së madhe Qiriaqi.