EmailFacebookKontakt

Kremtohet në manastirin e ardenicës e kremtja e lindjes së hyjlindëses

KREMTOHET NË MANASTIRIN E ARDENICËS E KREMTJA
E LINDJES SË HYJLINDËSES

KREMTOHET NË MANASTIRIN E ARDENICËS E KREMTJA
E LINDJES SË HYJLINDËSES
Në mjedisin e bukur dhe pik-
toresk të Ardenicës, aty ku ndodhet
Manastiri shekullor “Lindja e Hyj-
lindëses”, më 8 shtator u përjetua
dita e gëzimit për të gjithë të krish-
terët orthodhoksë.
Ditën e kujtimit të Lindjes së të
Tërëshenjtës, me bekimin e
Mitropolitit të Beratit, imzot Ignatit,
në këtë manastir u celebrua cere-
monia më kataniktike, festive dhe
më e dashur e të krishterëve ortho-
dhoksë, ajo e agripnisë. Agripnia
nisi në orën 2200. Lutjet i hapi
Shërbesa e Pasdarkës së Vogël pasi
u dëgjuan goditjet e talantës së
parë. Duke parë pjesëmarrësit e
shumtë të ardhur nga zona të ndry-
shme të Shqipërisë, vëreje fytyra
të gëzuara, të gjalla, që me shpre-
sëtari kërkonin bekimin e Perëndisë
nëpërmjet Perëndilindëses. Brenda
në kishë dëgjoheshin zërat e psal-
tëve që himnonin Perëndinë dhe
Nënën e Tij, të gërshetuar dhe har-
monizuar bukur e njëzëri me zërat
e besimtarëve. Pasi u dëgjua tro-
kitja e dytë e talantës nisi Shërbesa
e Mbrëmësores me himnet e saj.
Pas trokitjes së tretë të talantës fi-
lloi Shërbesa e Mëngjesores, në të
cilën u krye edhe Shërbesa e Orë-
ve. Të nesërmen, sipas traditës, u
celebrua Liturgjia Hyjnore me
pjesëmarrjen e shumë besimtarë-
ve. Mesazhi kryesor i predikimit të
Ungjillit nga Mitropoliti Ignat ishte:
“Fjalës së Perëndisë nuk duhet t’i
vendosim një kapak të shenjtë prej
argjendi apo ari dhe ta vëmë në
kornizë, por ta vëmë në altarin e
shpirtit tonë, të zemrës sonë, ta
bëjmë jetesë dhe ta ruajmë duke
përmendur emrin e Zotit se mos na
i marrë i ligu, ta kultivojmë si fara,
ta bëjmë praktikë dhe atëherë ka
vlerë, dhe atëherë jemi të denjë për
lumërimet e Perëndisë. Le të imi-
tojmë të Tërëshenjtën e cila e mba-
nte Fjalën e Perëndisë në zemrën
e saj duke e zbatuar me përulësi”.
Gjithashtu, ai tha se Shën Maria
është si një shkallë që nis në tokë
dhe vazhdon deri në qiell. Është de-
ra që shkojmë në Parajsë te
Perëndia. Jemi të lumtur që kemi
Elyjlindësen shkallë për t’u ngjitur
në qiell. Ajo ishte njeri si ne, vuajti
për ne dhe u provua e mbeti flori, i
pastër, i shkëlqyer siç i takon të jetë
Nëna e Perëndisë. E kemi ndër-
mjetëse të gëzimeve dhe hidhëri-
meve tona. Ajo është nëna e Perë-
ndisë sonë, por edhe nëna jonë.
Duhet të ndërgjegjësohemi që të
qëndrojmë para Perëndisë me fri-
kë, me besë dhe me heshtje, duke
adhuruar çuditë e mëdha të Shën
Marisë. Që të ndiejmë hirin e Perë-
ndisë dhe gëzimin që solli shpëtimi
i Perëndisë.
Harallamb Meci