Kremtohet Fjetja e së Tërëshenjtës Mari
në Manastirin e Shën Vlashit
Më 15 Gusht, në Manastirin e Shën Vlashit u kremtua Fjetja e së Tërëshenjtës Mari. Është kjo një nga të kremtet e rëndësishme të kalendarit të krishterë orthodhoks, për shkak të rolit, rëndësisë dhe peshës që ka Nëna e Zotit Jisu Krisht në historinë e shpëtimit. Pi- kërisht kjo është dhe një nga arsyet e pjesëmarrjes masive të besimta- rëve orthodhoksë nga qytetet e Du- rrësit, Tiranës, Kavajës, Elbasanit etj. dhe rrethinat e tyre, por dhe e qytetarëve të ndryshëm, të cilët i përkasin traditave të tjera fetare.
Sipas traditës liturgjike ortho- dhokse kremtimet fillojnë që në mbrëmjen e ditës paraardhëse. Kështu në mbrëmjen e kësaj dite, kleri dhe populli e filluan lutjen e përbashkët me Shërbesën e Mbrë- mësores, ku tekstet e himneve dhe uratave që i referohen festës ndër- thuren me dy momente të veçanta: litania e ikonës, ku ikona që para- qet ngjarjen që përkujtohet nxirret në qendër të kishës dhe ku besim- tarët me shpresëtari, besim dhe dashuri e nderojnë duke iu lutur nënës së Zotit Jisu Krisht të ndër- mjetojë te Biri i saj për problemet, vështirësitë dhe përparimin e tyre shpirtëror. Gjithashtu në këtë moment lutjeje është dhe bekimi i 5 bu- këve, verës dhe vajit. Ky bekim, i cili është pjesë e traditës së krishte- rë orthodhokse e ka zanafillën dhe bazën e tij në ngjarjen biblike ku Zoti Jisu Krisht bekoi dhe shumoi 5 bukë dhe 2 peshq (Matth. 14:17) dhe nga ku hëngrën 5 mijë burra, pa llogaritur gratë dhe fëmijët. Gjatë lutjes së mbrëmjes u mbajt një predikim, duke iu referuar rolit dhe shembullit të Shën Marisë si nënë, nga pedagogu i Akademisë Theolo- gjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash Th. Çomëni. Pranimi me vull- net të lirë i thirrjes hyjnore për të lindur Jisu Krishtin është tregues i besimit të saj, por dhe baza e një marrëdhënieje të fortë midis asaj dhe Zotit Jisu Krisht. Kjo e bëri atë të kuptojë rëndësinë dhe rolin e birit të saj në historinë njerëzore. Mbi këtë pranim të lirë mbështetet
përkujdesjapër djalin e saj në edu- kimin shoqëror, familjar dhe fetar të Tij, bashkë me dhimbjen në Kry- qëzimin dhe gëzimin në Ngjalljen e Tij. Janë disa nga momentet që e Tërëshenjta na tregon që të kuptoj- më gëzimin, përgjegjësinë dhe de- tyrimin e nënës në mirërritjen dhe edukimin e fëmijës së saj.
Dhe më 15 Gusht, në mëngjes, pjesëmarrja e besimtarëve vazhdo- nte të ishte mjaft e madhe. Edhe këtë ditë vijoi ndërthurja e lutjeve individuale të besimtarëve me lu- tjen e përbashkët. Qendra e lutjes së përbashkët është Liturgjia Hyj- nore, e cila u drejtua nga klerikët atë Gjerasim Çakalli, atë Asti Be- shiri dhe dhjakon Spiro Kostoli, ku
si moment kulmor i saj është kungi- mi i besimtarëve me trupin dhe gja- kun e Krishtit. Është ky momenti ku besimtarët përkujtojnë darkën fundit të Jisu Krishtit me nxënësit e Tij, zbatojnë porosinë që ta zba- tojnë apostujt dhe pasardhësit e Tij në përkujtimin e Tij dhe të përjetojnë gëzimin dhe bashkimin që përjetuan apostujt gjatë momentit të darkës së fundit (Matth. 26: 17-30; I Ko- rinthianëve 11:26). Gjatë Liturgjisë Hyjnore u mbajt dhe një predikim, ku u vu theksi në traditën që në shekuj mbizotëron, ku besimtarët vijnë dhe kremtojnë këtë festë në një vend të shenjtë, pasi e shenjtë është dhe e kremtja. Gjithashtu, gjatë predikimit, pedagogu i Aka-
demisë Theologjike, Dhimitër Qosja, theksoi shembullin e së Të- rëshenjtës për vajzat, pasi ajo shquhet për qashtërsinë morale dhe shpirtërore. Me besimin dhe dedikimin te Perëndia ajo e kishte kuptuar qëllimin e jetës, duke ndër- thurur dimensionin shoqëror të je- tës me atë shpirtëror. Madje, duke e parë në këtë këndvështrim, e Të- rëshenjta Mari është një shembull për rininë e kohës së sotme, pasi Hyjlindësja, por dhe të rinjtë shqu- hen për fuqinë, forcën dhe guximin. Tek e Tërëshenjta këto veçori ndër- thuren me qartësinë, seriozitetin dhe mbi të gjitha besimin te Perëndia.
Në këtë frymë u kremtua festa e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari. Edhe pse është fjetje ajo transme- ton gëzim, gëzim që mbështetet në personin, jetën dhe besimin e së Tërëshenjtës, konceptin që kanë të krishterët për largimin nga kjo jetë, i cili bazohet në aspiratën, aspira- tën e jetës së përjetshme dhe në ndihmën e përkujdesjen që ka tre- guar e Tërëshenjta ndaj atyre që kanë kërkuar ndihmën e saj për probleme, shqetësime të ndryshme shoqërore, familjare dhe shpirtëro- re. Mrekullitë e panumërta janë dëshmia më e fortë.
Thoma Çomëni