EmailFacebookKontakt

Kremtohet Fjetja e Hyjlindëses

Në 14 gusht, Kryepiskopi Anastas mori pjesë në mbrëmësoren për të Kremten e Fjetjes së Hyjlindëses, në Shën Vlash të Durrësit, në prani të qindra e qindra besimtarëve, të cilët, siç është tradita, e gdhinë me lutje në vendin e shenjtë.

Në dt. 15, Fortlumturia e Tij celebroi Liturgjinë Hyjnore për këtë festë të shënuar, në manastirin e Fjetjes së Shën Marisë në Pojan, ku ju bë një pritje e ngrohtë nga shumë besimtarë të zonës dhe të ardhur nga Berati, Vlora etj.