EmailFacebookKontakt

Kremtohet festa e Metamorfozës së Shpëtimtarit

Kremtohet festa e
Metamorfozës së

Shpëtimtarit

Më 6 gusht, të kremten e Metamorfozës së Shpëtimtarit Krisht, në katedralen “Ungjillëzimi i Perëndilindëses” në Tiranë u celebrua Liturgjia Hyjnore e drejtuar nga Episkopi i Krujës, Imzot Andoni. Një moment i veçantë i shërbesës ishte edhe bekimi i prodhimeve të stinës së verës, një traditë e veçantë që kryhet çdo vit në të kremten e Metamorfozës.

Predikimi i kësaj dite festive u mbajt nga Arkimandrit Kristodhulos, i ardhur nga Ame- rika bashkë me një grup misionarësh, të cilët organizuan një kurs veror në gjuhën angleze me fëmijët e kryeqytetit. Ai theksoi se: “ne jemi në një habi dhe në një mrekulli. Thjesh- tësia dhe përulësia që shikojmë në fytyrat e orthodhoksëve shqiptarë është privilegji i

mbarë këtij vendi. Në këto ditë që ndodhem këtu pyes veten pse është kështu? Mendoj se në venat tuaja rrjedh gjaku i martirëve. Ju jeni

duke përjetuar një fazë të historisë prandaj ne ndihemi të gëzuar që ndodhemi mes jush”.

l.K.