EmailFacebookKontakt

Kremtohen në Durrës dy Apostujt, SHËN PETRO DHE SHËN PAVLI

Në të kremten e dy Apostujve ‘ Shën Petro dhe Shën Pavli, në Ki- i shën Katedrale të Durrësit u cele- ■ brua Liturgjia Hyjnore. E kremtja \ e këtyre dy apostujve është një ditë e veçantë në kalendarin orthodhoks dhe si e tillë ajo risjell në kujtesën tonë vuajtjet dhe mundimet e dishe- pujve të Zotit Krisht përgjatë rrugës së shenjtërimit. Në këtë ditë të ve- çantë për Kishën dhe mbarë besim- tarët e qytetit bregdetar merrte pjesë edhe Fortlumturia e Tij, Krye- piskopi Anastas i cili kryesoi me-

shën në praninë e shumë besimta- rëve orthodhoksë.

Arkimadrit Andoni mbajti pre- dikimin e kësaj dite përpara besim- tarëve duke folur për jetën dhe ve- primtarinë e Shën Petros dhe Shën Pavlit. “Ecni sipas frymës dhe jo sipas mishit. Ky është fokusi i jetës së përditshme. Në dobësinë tonë shfaqet fuqia e Perëndisë, sepse në momentin kurjemi të dobët lejojmë Perëndinë të veprojë tek ne. Të ecim sipas vullnetit të Zotit, sepse sado e vështirë të jetë jeta, gjithçka

që bëhet, le të bëhet për lavdi të Zotit”- theksoi Atë Andoni.

Në fund të Litrugjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas iu tha besim- tarëve se Kisha Orthodhokse nuk është një faktor që erdhi në këtë vend vitet e fundit, por në fillim të epokës së krishterë dhe orthodho- ksët e mbajnë me dinjitet besimin në këtë qytet. “Vitet e fundit disa persona u përpoqën të shuanin fare Kishën, por realiteti doli që në këta 15 vjet ne rijetuam këtë epokë apo- stolike dhe fara e Ungjillit u mboll

në këtë vend dhe Kisha Orthodhokse përbën një realitet të bekuar. Ka disa persona që duan ta pengo- jnë këtë zhvillim, por edhe sikur ata të përpiqen ta shuajnë diellin me disa re të papastra, dielli përsëri do të ndriçojë.”

Kryepiskopi iu bëri thirrje besim- tarëve të jenë të qetë para atyre që flasin kundër Kishës Orthodhokse dhe “mos harroni atë që hoqën dy apostujt dhe e vërteta shkëlqeu, dhe këta dy persona përbëjnë she- mbuj të gjallë në rrugën e shenjtë- rimit. Ne i festojmë në mënyrën e duhur kur japim diçka nga vetja jonë. Le të kemi më shumë durim në vështirësitë e jetës sonë dhe ze- mërgjerësi ndaj padrejtësive që na bëjnë personal e tjerë”.

Pas Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi shkoi në Manastirin e Shën Vla- shit ku drekoi bashkë me fëmijët e kampit “Rilindja”, një kamp i cili funksionon prej 11 vjetësh me beki- min e Tij dhe fondet e siguruara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Fëmijët kishin përgati- tur një program të veçantë me këngë e recitime dhe bashkëbiseduan me Kryepiskopin për të veçantat e ditë- ve të kampit, njohjen me Zotin Krisht dhe shoqërinë e krishterë.

Isidor Koti