Në datën 6 janar 1991
u mbajt dhe ceremonia e
parë e Shenjtërimit të Ujë-
rave në Shqipëri pas mo-
nizmit. Kjo u bë në Korçë,
në Shën Triadhë, me papa
Kostë Kotnanin, një klerik
të vuajtur e të përndjekur
bashkë me familjen nga
sistemi komunist. Ai ishte
në një moshë shumë të ma-
dhe dhe veshi rrobat e qepu-
ra nga motrat Cico disa ditë
më parë, me bezen e fshe-
hur e të vjetruar nga koha.
Atë ditë u duk më së miri
etja e njerëzve për besim,
për praninë e Zotit në jetën
e tyre…
Kjo ditë na kujtohet çdo
vit, kur në Korçë, në kushte
Kremtimi i Theofanisë në Korçë
të tjera, pa frikë e me Ki-
shën më të fortë se kurrë,
kryhet ceremonia e Ujit të
Bekuar. Pas Liturgjisë Hyj-
nore në Katedrale, Mitro-
politi i Korçës, Hirësi Joani,
bëri Shërbesën e Shenjtë-
rimit të Ujërave.
Më pas, në shatërvanin në sheshin “Vangjush Mio”, në prani të një numri të madh orthodhoksësh, por dhe të besimeve të tjera, u hodh kryqi në ujë, që u kap nga një i ri me gjithë tempe- raturat e acarta.