Çdo ditë e Javës së Ma- dhe është një përjetim më vete dhe sigurisht, një nga shërbesat kryesore të ditëve të para të kësaj Jave është ajo e Dhëndrit. Këto shër- besa në Tiranë, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, u kryen nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Episkopët ndihmës dhe klerikët e Kryepiskopatës së Shenjtë.
Të Hënën e Madhe në fund të shërbesës, ku për- kujtohet patriarku Josif dhe temë e saj është edhe ajo e drurit të fikut, që nuk kishte fruta, por vetëm gjethe dhe
për këtë u dënua me tharje, Kryepiskopi Anastas, duke komentuar Ungjillin e ditës, u ndal në dy tipare kryesore të jetës sonë: plogështia dhe puna. Është e tmerrshme plo- gështia, sepse kthehet në shkak mëkati. Zgjidhja për plogështinë është pendimi, mendimi për të bërë ndry- shim, për të pasur dëshirë për Perëndinë.
Të Martën e Madhe e të shenjtë përkujtojmë para- volinë e dhjetë Virgjëresha- ve prej Ungjillit të Shenjtë. Më e madhja e të martave na sjell dhjetë virgjëreshat. Fitore i sjellin Kryezotit të
paanshëm. Po, o Dhëndër Krisht, numërona me pesë virgjëreshat e urta, bashko- na me grigjën Tënde të zgjedhur dhe mëshirona. Amin!
* * *
Qindra pjesëmarrës, kle- rikë dhe besimtarë, morën pjesë të Mërkurën e Madhe, në Misterin e Efqelisë, një nga momentet më të spika- tura të Javës së Madhe. Zgjidhja për plogështinë është pendimi, mendimi për të bërë ndryshim, për të pa- sur dëshirë për Perëndinë, për të kërkuar faljen nga
mëkatet. Ky është mesazhi kryesor i kësaj dite, i përcje- llë edhe nga Kryepiskopi Anastas, i cili iu bëri thirrje të pranishmëve të shkojnë drejt një pendimi personal dhe të jemi njerëz të pjekur e të përgjegjshëm.
Ne nuk shpëtohemi se- pse bëjmë vepra të mira, por sepse pranojmë Perëndinë dhe dashurinë e Tij, të cilat na ndryshojnë dhe na ndih- mojnë të bëjmë vepra të mira, sikurse është shembulli i gruas mëkatare që kujtojmë të Mërkurën e Madhe, e ci- la frymëzon jetën tonë.
* * *
E Enjtja e Madhe ftoi be- simtarët të dëgjonin me vë- mendje leximin e 12 Ungjij- ve, një ditë kjo e mbushur me ngjarje të mëdha dhe mesazhe të shumta.
* * *
Shërbesat e të Premtes së Madhe përkujtuan vuaj- tjet e Zotit Krisht dhe vdek- jen e Tij. Mijëra e mijëra be- simtarë nderuan gjatë gjithë ditës Epitafin e Zotit të zbu- kuruar me lule. Pasditja vazh- doi me shërbesën në kishë dhe litaninë në Rrugën e Kavajës, në të cilën ndoqën epitafin me melodi, vajtime dhe psalme qindra e qindra
besimtarë, me gjithë kërcë- nimin e motit të keq.
* * *
Të Shtunën e Madhe në darkë, për shkak të kushte- ve ekstreme të motit Shër- besa e Ngjalljes dhe ndezja e llambadheve nga “Drita që nuk perëndon” u krye brenda në kishë. Por kjo nuk pengoi qindra besimtarë të merrnin pjesë në shërbesë, duke sfiduar rrebeshin. Ma- dje pak para përshëndetjes ngazëllyese: “Krishti u Ngjall! – Vërtet u Ngjall!”, sheshi para kishës u mbush plot e përplot. Pastaj u dëgjua dhe mesazhi paskal i Kryepi- skopit Anastas, me temë “Dalje… Kalim”, të cilin mund ta lexoni të plotë në këtë numër.
Isidor Koti