Të Premten e Zezë, megjithë përkushtimin e besimtarëve, atmosferës e lutjes dhe dhimbjes për vënien në Kryq të Zotit Krisht, e preku veprimi i papërgjegjshëm i policisë, që ndaloi ceremoninë tradicionale të nxjerries së Epitafit. Megjithatë, me maturi, lutjet e ceremonitë u kryen brenda Kishës, në frymë Pashke. Të Shtunën e Madhe, falë këmbënguljes së besimtarëve, ceremonia e Ngjalljes u krye jashtë Kishës së Ungjillëzimit, në rrugën e Kavajës.
Tingujt e këmbanave thirrën të merrnin pjesë në Ngjalljen e Zotit tonë Iisu Krisht besimtarët orthodhoksë të kryeqytetit. Dhe ato s’kishin si të mungonin në ditën më të shënuar të mbarë krishtërimit.
Mijëra e mijëra rrethuan podiumin prej nga u shpërnda flaka e shenjtë e Ngjalljes, për t’u futur në çdo shtëpi, si premtim, por edhe siguri se vdekja u mund, se jeta e përjetshme fitoi përgjithmonë.