Natën e Pashkës së Madhe nga kisha “Metamorfoza e Shpëtimtarit” deri tek sheshi qëndror i qytetit “Çerçiz Topulli” u bë akolluthia e Periferisë së Epitafit, të cilin e ndoqën qindra besimtarë të përkushtuar. Gjithë pasditen e së njëjtës ditë në të gjithë kishat e enorive ishte bërë stolisja e Epitafit sipas traditës dhe është i madh se çdo herë tjetër numri i njerëzve sidomos fëmijë, që u falën duke u lutur poshtë Epitafit të Shenjtë.
Nga mungesa e priftërinjve në mjaft enori dhe për një vit fatkeqësisht nuk u bë Liturgjia e ngjalljes, siç e kërkon besimi ynë i Tërëshenjtë, por edhe tradita shumë e pasur e qytetit dhe fshatrave të kësaj krahine. Për shkak të motit të keq në mjaft fshatra atë natë mungonin edhe dritat elektrike, gjë që bëri të ndriçohen megjithë mend nga “drita e vërtetë” që morrën njerëzit nga llambadha e klerikëve aty ku u bë Liturgjia.
Orfea Beci