Kremtimi i Krishtlindjeve
në Tiranë
Atmosfera festive nisi të ndihej që më parë me për- gatitjet për ta pritur sa më mirë Krishtin-Foshnjë, pas një periudhe të gjatë përga- titore lutjeje dhe kreshmimi. “Gëzuar Krishtlindjen!” Ky ishte refreni i një dite që për besimtarët e krishterë përbën jo vetëm festë, por edhe reflektim shpirtëror në jetën e tyre. Një ditë, me kup- tim dhe me motivin për të qenë pranë të gjithë njerëz- ve, me lutje dhe falënderi- me, ku secili ka pasur një moment reflektimi mbi je- tën e tij dhe besimin, por edhe një ditë urimesh dhe dhuratash.
Kremtimi i parë ishte ai të Dielën e Para-Krishtli- ndjes, pasditen e së cilës besimtarët të mbledhur në kishën “Ungjillëzimi i Pe- rëndilindëses Mari”, morën pjesë në Misterin e Efqelisë, atë të lyerjes me vaj të shenj- tëruar.
Më 24 dhjetor, herët në mëngjes, besimtarët morën pjesë në Shërbesën e bukur
të Orëve të Mëdha të Krisht- lindjes, të mbushur me tro- pare dhe me lexime nga Dhiata e Vjetër dhe e Re, që flasin për Lindjen e Krishtit, duke u pasuar më pas me Shërbesën e Mbrëmësores dhe atë të Liturgjisë Hyjno- re të Vasilit të Madh.
Mëngjesi i vigjiljes së Krishtlindjes nisi në orën 0600. Kisha ishte tejmbushur me qindra besimtarë, të cilët ndoqën Liturgjinë Hyjnore të Joan Gojartit dhe më pas u kunguan me Trupin dhe Gjakun e Krishtit, gjë e cila kurorëzoi përgatitjen për kremtimin e kësaj feste. Kjo shërbesë u transmetua drejtpërdrejt nga Televizi- oni Shqiptar (TVSH).
Atmosfera festive vazh- doi dhe mijëra besimtarë e qytetarë vinin në Kishë për- gjatë gjithë ditës e më pas vizitonin familjet e njëri-tje- trit, duke shprehur urimet e tyre dhe gëzimin e ardhjes së Krishtit në botë.
Korresp.
i “Ngjallja”