Berat
Kremtimi i Javës së Shenjtë
Kremtimi i Javës së Shenjtë
(vijon nga faqja 7)
të Zotit tonë Jisu Krisht. Të gjithë ne përjetuam më së miri ngjarjen që ndryshoi botën, sepse Kisha jonë këtë ngjarje, e cila përbën epiqendrën e gjithë vitit liturgjik, e ka thurur aq bukur me një mjeshtëri hyjnore. Të gjithë ne përjetuam pësimet e Shenjta, shpëtimtare dhe të tmerrshme të Zotit, Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht: pështyrjet, shuplakat, rrahjet, sharjet, përqeshjet, rrobën e kuqe, kallamin, sfungjerin, uthullën, gozhdët, shtizën, dhe para së gjithash kryqin dhe vdekjen, të cilat i duroi për ne duke dashur bashkë me këto dhe rrëfimin shpëtimtar të kusarit mirënjohës që u kryqëzua me Të.
Shërbesat e Shenjta, të cilat u ndoqën nga një numër i madh besim- tarësh, u celebruan nën drejtimin e Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit në kishën e Shën Spiridhonit. Java e Madhe, e cila filloi me Shërbesën e Dhëndrit, arriti kulmin e saj në tri ditët e fundit ku njëra pas tjetrës u kre- mtuan Kryqëzimi, Varrimi dhe Ngjallja. Çdo ditë ishte një emocion më vete, dita e kryqëzimit ku u pa i kryqëzuar mbi dru, Ai që varri dhenë mbi ujërat, Varrimi i Hyjshë a ku për t’u theksuar ishin çastet e himneve të vajtimeve, të cilat u kën Lian nga koret e besimtarëve dhe dalja e Epitafit përreth lagjes Goricë, që u shoqërua nga një kortezh i madh besimtarësh.
Çdo moment tragjik kaloi tashmë, kishte ardhur dita e gëzueshme e së Dielës së Shenjtë të Pashkës së Madhe, në të cilën kremtojmë vetë Ngjalljen jetëprurëse të Zotit Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Është dita kur vazhdimisH këndojmë himnin triumfues: “Krishti u ngjall prej së vdekurish…”
Liturgjia Hyjnore e Ngjalljes së Zotit u kremtua në mesnatën e së shtunës në kishën e Shën Spiridhonit dhe në kishën historike të Fjetjes së Shën Marisë, ku bashkëngjitur me të ndodhet dhu Muzeu Kombëtar Onufri, në kalanë e qy yit. Për të dhënë Lajmin e gëzueshëm të Ngjalljes në këtë kishë kishte ardhur Kryebariu i Dioqezës së Beratit, Imzot Ignati, i cili në përshëndetjen e rastit tha: “Tek apostujt u paraqit i gjallë me shumë shenja pas pësimit ië Tij, duke u dukur ndër ata dyzet ditë e duke folur për punët e Mbretërisë së Perëndisë” (Vep. 1,3).
Të dielën, në Selinë e Mitropolisë së Beratit u organizuan pritjet e rastit, ku erdhën dhe uruan përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe besimtarë të shumtë.
Joan Qako
Berat
Kremtimi i Javës së Shenjtë
“Java e madhe e shenjtë nisi me shkëlqim, me pësimet e Krishtit
plot me vajtim; eni pra dhe priteni, dhe kremtojeni besërisht.”
Nën madhështinë e tropareve mbresëlënëse nisi dhe në Berat ashtu
si në mbarë botën e krishterë Java e Madhe dhe e Shenjtë e Pësimeve
(vijon në faqen 8)
Kremtimi i Javës së Shenjtë
(vijon nga faqja 7)
të Zotit tonë Jisu Krisht. Të gjithë ne përjetuam më së miri ngjarjen që
ndryshoi botën, sepse Kisha jonë këtë ngjarje, e cila përbën epiqendrën
e gjithë vitit liturgjik, e ka thurur aq bukur me një mjeshtëri hyjnore. Të
gjithë ne përjetuam pësimet e Shenjta, shpëtimtare dhe të tmerrshme të
Zotit, Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht: pështyrjet, shuplakat,
rrahjet, sharjet, përqeshjet, rrobën e kuqe, kallamin, sfungjerin, uthullën,
gozhdët, shtizën, dhe para së gjithash kryqin dhe vdekjen, të cilat i duroi
për ne duke dashur bashkë me këto dhe rrëfimin shpëtimtar të kusarit
mirënjohës që u kryqëzua me Të.
Shërbesat e Shenjta, të cilat u ndoqën nga një numër i madh besim-
tarësh, u celebruan nën drejtimin e Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit
në kishën e Shën Spiridhonit. Java e Madhe, e cila filloi me Shërbesën e
Dhëndrit, arriti kulmin e saj në tri ditët e fundit ku njëra pas tjetrës u kre-
mtuan Kryqëzimi, Varrimi dhe Ngjallja. Çdo ditë ishte një emocion më
vete, dita e kryqëzimit ku u pa i kryqëzuar mbi dru, Ai që varri dhenë mbi
ujërat, Varrimi i Hyjshë a ku për t’u theksuar ishin çastet e himneve të
vajtimeve, të cilat u kën Lian nga koret e besimtarëve dhe dalja e Epitafit
përreth lagjes Goricë, që u shoqërua nga një kortezh i madh besimtarësh.
Çdo moment tragjik kaloi tashmë, kishte ardhur dita e gëzueshme e
së Dielës së Shenjtë të Pashkës së Madhe, në të cilën kremtojmë vetë
Ngjalljen jetëprurëse të Zotit Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht.
Është dita kur vazhdimisH këndojmë himnin triumfues: “Krishti u ngjall
prej së vdekurish…”
Liturgjia Hyjnore e Ngjalljes së Zotit u kremtua në mesnatën e së
shtunës në kishën e Shën Spiridhonit dhe në kishën historike të Fjetjes
së Shën Marisë, ku bashkëngjitur me të ndodhet dhu Muzeu Kombëtar
Onufri, në kalanë e qy yit. Për të dhënë Lajmin e gëzueshëm të Ngja
lljes në këtë kishë kishte ardhur Kryebariu i Dioqezës së Beratit, Imzot
Ignati, i cili në përshëndetjen e rastit tha: “Tek apostujt u paraqit i gjallë
me shumë shenja pas pësimit ië Tij, duke u dukur ndër ata dyzet ditë e
duke folur për punët e Mbretërisë së Perëndisë” (Vep. 1,3).
Të dielën, në Selinë e Mitropolisë së Beratit u organizuan pritjet e
rastit, ku erdhën dhe uruan përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor,
përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe besimtarë të shumtë.
Joan Qako