EmailFacebookKontakt

Kremtimi i dyfishtë i Krishtlindjeve – Shkodër

Situata e krijuar nga mungesa e energjisë elektrike në Shkodër nuk frenoi kremtimin e Ditës së Madhe të lindjes së Shpëtimtarit të njerëzimit, Jisu Krishtit.

Besimtarët orthodhoksë, falë bujarisë së Kishës Françeskane, që sërish lëshoi një nga mjediset e saj, i festuan Krishtlindjet në një mjedis kishtar në mungesë, të Kishës së tyre orthodhokse, për të cilën ende nuk po na jepet një vend për ta ndërtuar, në zëvendësim të asaj që shkatërroi regjimi komunist.

Liturgjia e shenjtë, për këtë Ditë të Madhe, u celebrua nga at Luka dhe Dhiakon Aleksandër Petani, në praninë e dhjetëra besimtarëve orthodhoksë dhe përkrah tyre u gjendën dhe besimtarë katolikë.

Ata, me dashuri në zemër, iu lutën Zotit për ditë më të mira, për dashuri dhe paqe mes njerëzve, me shpresë se shpejt dhe ata do t’i kremtojnë festat e mëdha në Kishën e tyre Orthodhokse.

Edhe në datë 6, u festuan sërish Krishtlindjet, nga besimtarët që i celebrojnë sipas kalendarit të vjetër.