EmailFacebookKontakt

Kremtimi i 12 Apostujve (30 qershor)

Kremtimi i 12 Apostujve
(30 qershor)
Kremtohen dhe veç e veç, por
ne, për t’i nderuar më shumë i
kremtojmë së bashku më 30 qer­
shor. Kremtimi së bashku filloi,
ndoshta kur Perandori Konsta-
ndini i Madh ndërtoi në Konsta-
ndinopojë kishën e 12 Apostujve, e
cila ishte njëkohësisht edhe mau-
zole ku ishin varrosur gati të gjithë
perandorët bizantinë. Atje u varros
edhe ai, në mes të arkivoleve të
përgatitur të 12 Apostujve (atëherë
shumica e tyre ishin ende bosh).
Kisha e 12 Apostujve, e llojit bazi-
likë, u dogj në një kryengritje në
vitin 532 pas. Kr. Por, Perandori
Justinian I (527-565) ndërtoi një
kishë tjetër shumë të famshme mi­
dis viteve 536-546, e cila vinte e
dyta pas Kishës së Shën Sofisë për
nga rëndësia dhe madhësia.
Pas pushtimit turk, më 1453, u
bë Kisha Patriarkale, por Sulltan
Mehmeti II (1451-1481) e shkatë-
rroi, pasi ajo ishte simboli i Pera-
ndorisë së mundur Bizantine, pikë-
risht sepse në të ndodheshin varret
e Perandorëve. Në vend të saj ai
ndërtoi xhaminë e njohur me emrin
e tij (Mehmedie). Kopja e kishës së
12 Apostujve është Katedralja e
Shën Markut në Venecia.
Në derën e kësaj kishe të Kon-
standinopojës ishin shkruar emrat
e 12 Apostujve: Petri dhe Pavli,
Andrea, Jakovi i Zevedheut, Joan
Theologu, Filipi, Vartholomeu,
Thomai, Mattheu, Simoni, Marku
dhe Llukai. Kjo nuk është sipas
listave me emrat e tyre që gjejmë
në Dhiatën e Re (Mattheu 10, 2-4
Marku 3, 16-19, Llukai 6, 14-16,
Vep. Ap. 1, 13). Kjo ishte sepse në
grupin e të 12-ve ishin numëruar,
në vend të apostujve Jakov i Alfeut,
Thadheu dhe Matheu, që kremto-
hen së bashku me 70 dishepujt, edhe
Shën Pavli dhe Ungjillorët Mark
dhe Lluka, për kontributin e tyre për
Krishterimin.
Në fillimet e Krishterimit 12 apo-
stujt kremtoheshin të Dielën e Parë
pas Pashkës.
Në ikonën përkatëse të apo-
stujve, në qendër paraqiten Petri,
Pavli dhe Joani, duke mbajtur në
duar Kishën dhe gjithë të tjerët ja-
në të vendosur në formë harku rreth
tyre. Ata janë themeluesit e Kishës

së Krishterë – jo si ndërtesë, por si janë të paraqitur sipas listës së
Etër shpirtërorë. Edhe në ikonë ata shkruar në Kishën e 12 Apostujve.