EmailFacebookKontakt

Kremtime në të tëra kishat

Pashkët në Mitropolinë e Korçës Pashkët në Mitropolinë e Beratit
Gëzim që i ndriçon të gjithëKremtime në të tëra kishat

Besimtarët orthodhoksë të
Dioqezës së Beratit i nisën herët
kremtimet e Pashkës. Të Dielën
e Dafinave Hirësia e Tij Ignati u
ndodh mes besimtarëve të
Lushnjës. Ai celebroi në Kishën
e Shën Gjergjit Liturgjinë
Hyjnore, e cila trumbeton në këtë
ditë të shënuar hyrjen triumfale
të Zotit Krisht në Jerusalem, që
simbolizon hyrjen e Tij në Jeru-
salemin e Ri, pas pësimeve dhe
Ngjalljes.
Shërbesat u kryen madhë-
shtore dhe në prani të lumenjve
të pafund të besimtarëve, që i
bënë kishat të duken të vogla.
Mjaft e ndjerë dhe e paharrue-
shme ishte e Premtja e Madhe e
veçanërisht nxjerrja e epitaflt të
mbajtur nga të rinjtë ortho-
dhoksë. Në Berat shërbesa u
krye nga Mitropoliti, i cili doli
nga Kisha e Shën Spiridhonit,
shoqëruar nga një varg i pamba-
rueshëm besimtarësh me qirinj
të ndezur nëpër duar. Rrugët e
rrugicat jehuan nga koret mallë-
ngjyese dhe fjalët prekëse “Ty të
meriton madhështimi\ Ty o
jetëdhënësX se në Kryq për ne i
ndeve sot duartëX dhe armikun
e dërrmove plotësisht”.
Por pas natës së pikëllimit
vjen ajo e ngazëllimit. Pushtetin
dhe tiraninë e vdekjes e zhduk
Ngjallja e Krishtit. Vdekja, pra,
është luan pa dhëmbë, gjarpër pa
helm, sepse Krishti që u Ngjall,
dërrmoi mëkatin dhe u dhuroi
njerëzve shpëtimin. Sipas tra-
ditës, besimtarët morën dritë
nga drita që nuk perëndon dhe e
çuan atë në çdo shtëpi, në qytete
e fshatra. Eshtë ajo drita qiellore,
që duhet ta mbajmë gjithmonë
ndezur në shpirtrat tanë dhe ta
përhapim kudo, për të qenë edhe
ne bij të dritës, bij të dashurisë,
bij të Ngjalljes.
Për herë të parë këtë vit,
Hirësia e Tij Ignati, e kreu
Shërbesëne Ngjalljes nëKishën
e Shën Todrit, në qytetin e
Vlorës. Po aty, të dielën, pas
Shërbesës së Dashurisë, ai priti
urimet nga Prefekti, Kryetari i
Bashkisë, autoritete lokale,
përfaqësues të komuniteteve
fetare, partive politike etj.
Ndërsa të hënën Hirësia e Tij
priti urimet e Pashkëve në
Mitropolinë e Beratit.
Korresp. i “Ngjalljes”