EmailFacebookKontakt

Kremtime në rrethin e Fierit

Kremtimenë
rrethin e Fierit
Në foto: Kisha Fjetja e Shën Marisë në Ndërnenas, ndërtuar me
kontributin e Kryepiskopit Anastas
Më 17 korrik u kremtua-festa e Shën Marinës në Ndërnenas
(buzë detit). Shumë besimtarë erdhën nga Fieri e fshatrat të
zonës së Libofshës.Një pjesë e kaluan natën në kishën e re, e
cila u ndërtua me kontributin e besimtarit Sotiraq Kola. Kisha
është ndërtuar në formën e një kryqi 7,5 x 5 m, kupola arrin 7 m
e lartë dhe u shpenzuan 1.230 000 lekë. Urimet më të mira dëgjon
nga besimtarët për Sotiraqin, sepse ai ka kontribuar edhe për
Manastirin eArdenicës dhe atë të Shën Kozmait nëKolkondas,
në kishën e Semanit , në kishën e Shën Kollit në Vanar etj. Në
bisedën që bën me z. Sotiraq, ai shpreh gatishmërinë edhe për
sponsorizime të tjera, duke dhënë shembullin, se cili është
qëndrimi i besimtarit ndaj nevojave të Kishës.
At Aristir Ziu, At Ria Zaka, dhe At Dhimitër Rredhi meshuan
në kishën e re, në prani të besimtarëve, të cilët falenderojnë
Perëndinë dhe thonë urimet më të mëdha për Hirësinë e Tij
Kryepiskopin tonë, Prof. Dr. Anastasin.
Më 20 korrik, në rrënojat e Kishës së Shën Ilias në Shtyllas,
u kremtua festa e Profetit të Madh. Këtë vit pati të veçantë, se
numri i besimtarëve pjesëmarrës ishte disafish, të ardhur nga
qyteti i Fierit e fshatrave për rreth, madje dhe nga Tirana,
Durrësi e Berati. Kur bisëdon me këta besimtarë tregojnë:
Shenjtori i Madh Ilia, na ka kthyer fëmijët në jetë, na ka bërë
kaq e kaq të mira. Dikush tregon për vete e shumë të tjerë.
Dikush shpreh dëshirën që të sponsorizojë për ndërtimin e
kishës, me të shprehin dëshirën dhe shumë të tjerë. Edhe
vëllezërit Driza janë të vendosur për të sponsorizuar. Me gjithëse
janë të fesë myslimane.
Në prani të qindra besimtarëve meshojnë At Ilia Bita, At
Sokrat Lako, At Llazar ÇuUhai, dhiakon NikoRaq Mandro .
RRAPI BARDHI