Në muajin qershor, në Dioqezën e Korçës u kremtuan disa festa tradicionale. Kështu, të dielën, 1 qershor shumë besimtarë nga Korça e Erseka u mblodhën në Kishën e Shën Kollit në Vodicë.
Të martën, 3 qershor, në Kishën e Shën Kostandinit në Bradvicë, afër Korçës, u bë një Liturgji Hyjnore e veçantë, që sipas traditës kremtohet me kalendarin e vjetër. Me gjithë pjesëmarrjen e gjerë, situata e rëndë bëri që të mungonin mjaft besimtarë që vinin çdo vit në pelegrinazh, sidomos nga zona e Devollit.
Të enjten, 5 qershor, u bë kremtimi i panairit në Kishën e Shestjes (Ngjitja në qiell e Zotit Jisu Krisht) në fshatin Mborje të Korçës, si dhe në Borovë të Ersekës.