Edhe në Pogradec, me gjithë acarin e ftohtë dhe reshjet e dëbo- rës qindra qytetarë morën pjesë në festë. Liturgjia u krye në të dyja kishat e qytetit dhe më pas besim- tarët u nisën në drejtim të molit në qendër të tij.
Imzot Joani hodhi kryqin në ujë, dhe 30 djem të rinj tentuan ta kapin. Fitimtar doli 17-vjeçari Vangjo Shiko. Më pas, besimtarët mbushën enë me ujë nga liqeni për ta çuar beki- min në shtëpitë e tyre.