EmailFacebookKontakt

Kremtim plot dritë i Ujit të Bekuar në të gjithë vendin – Korçë

Korçë

Kjo ditë u kremtua me madhë- shti edhe në qytetin e Korçës. Liturgjia Hyjnore në Kishën Kate- drale “Ngjallja e Krishtit” u krye nga Hirësia e Tij, Imzot Joani.

Edhe pse temperaturat ishin nën zero gradë, shumë të rinj u hodhën në shatërvanin në qendër të qytetit, ku u bë bekimi i ujit, për të kapur kryqin. Atë e kapi i riu 26-vjeçar Gentjan Gora.