EmailFacebookKontakt

Kremtim plot dritë i Ujit të Bekuar në të gjithë vendin – hyrje dhe Tiranë

Kremtim plot dritë i Ujit të Bekuar në të gjithë vendin

Mijëra e mijëra besimtarë orthodhoksë morën pjesë në kremtimin e
6 Janarit, Ujit të Bekuar, të ditës kur gjithë natyra shenjtërohet me Pagë-
zimin e Zotit Jisu Krisht.

Tiranë

Brenda dhe jashtë saj, Kisha Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindë- ses” ishte mbushur nga qindra e qindra besimtarë të ardhur në fes- tën zotërore “të Dritave”, pavarë- sisht reshjeve të dendura të shiut. Kryepiskopi Anastas drejtoi Litur- gjinë Hyjnore, i ndihmuar nga kle- rikë të tjerë të Kryepiskopatës dhe kreu Shërbesën e Shenjtërimit të Ujërave. Fortlumturia e Tij tha në omelinë e tij se dita e Pagëzimit të Zotit tonë Jisu Krisht shënon edhe fillimin e misionit të Tij shpëtimtar. Kjo festë quhet e “Dritave”, sepse Perëndia është drita dhe Ai u shfaq ndër ne. Ai na u shfaq duke zbuluar misterin e Trinisë së Shenjtë. Ati dëshmoi se Jisui nuk është njeri i thjeshtë, por Perëndi-njeri, ku në personin e Tij u bashkua natyra hyjnore me atë njerëzore.

Pas Shërbesës së Bekimit të Ujit, besimtarët morën ujin e bekuar në

pikat e shumta që ishin krijuar për t’i lehtësuar, duke e përdorur dhe ruajtur atë për shërim shpirtëror e trupor, për familjen dhe të afërmit e tyre.