EmailFacebookKontakt

Kremtim plot dritë i Ujit të Bekuar në të gjithë vendin – Elbasan

* * *

Në Elbasan, në prani të shumë besimtarëve të mbledhur në kishën e Shën Nikollës, Liturgjia Hyjnore dhe Shërbesa e Bekimit të Ujit u krye nga Episkopi i Krujës, Imzot Andoni. Për shkak të ujërave të rrëmbyeshëm të Shkumbinit, hedhja e kryqit në ujë u zhvillua në pishinën e një kompleksi sportiv, në periferi të qytetit. Julian Luli, 30 vjeç, ishte fituesi për të pestin vit radhazi i kapjes së kryqit.