EmailFacebookKontakt

Kremtim në të Dielën e Lidhjes së Mishit

Durrës

Kremtim në të Dielën e Lidhjes së Mishit

Të dielën e Lidhjes së Mishit, Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Shën Gjergjit në Durrës e kreu Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Gjatë Liturgjisë, Kryepiskopi u foli besimtarëve për rëndësinë dhe kuptimin e Kreshmës. Me këtë rast u lexua edhe deklarata e Kryepiskopit në lidhje me ngjarjet e fundit e botuar në “Ngjallja” të muajit shkurt: “Për më shumë shpresë në të ardhmen.” Më pas, Ai i ftoi të gjithë besimtarët e pranishëm në Kishë, për të mbajtur një minutë heshtje për të gjithë ata njerëz, që humbën jetën në ngjarjet e papëlqyeshme, të ndodhura kohët e fundit. Pas faljes së Kishës, Imzot Anastasi takoi korin e të rinjve durrsakë.

Në fund të vizitës, Fortlumturia e Tij, i shoqëruar nga anëtarë të këshillit të Kishës, pa punimet në Katedralen e re të Ngjalljes së Krishtit, që po ndërtohet pranë ish Kishës së Shën Spiridhonit, të prishur nga diktatura komuniste.

Punimet kanë mbërritur në përfundim të fazës së parë.