EmailFacebookKontakt

Kremtim ndërfetar

Përgjegjësit e tri kishave kryesore të Polonisë: Katolike, Orthodhokse e Luteriane, zhvilluan një celebrim të përbashkët ekumenik ndjese, në prani të disa kryetarë shtetesh. Shërbesa u bë në Katedralen Shën Voiçeh të Gnieznos.

Në të morën pjesë e folën primati katolik i Polonisë, Kardinali Glemp, Mitropoliti Orthodhoks Sava i Varshavës, episkopi luterian Szarek etj.

Asistuan në këtë ngjarje të rëndësishme edhe presidentët e Gjermanisë, Polonisë, Lituanisë, Hungarisë e Sllovakisë dhe Sekretari i shtetit i Vatikanit.

Ky celebrim ekumenik ishte në kuadrin e 1000-vjetorit të Kongresit të Gnieznos, kur në vitin 1000 perandori Othon III, i njohu princit Boeslav titullin e Mbretit të Polonisë dhe aprovoi krjimin e arqidioqezës së parë polake.

Materialet informative u morën nga SOP-Shërbimi Orthodhoks i Shtypit, Francë