EmailFacebookKontakt

Kremtim madhështor i Ujit të Bekuar në të gjithë vendin

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në festimet e 6 Janarit, në këtë ditë kur e gjithë natyra shenj- tërohet me Pagëzimin e Zotit Jisu Krisht. Dita e Ujit të Bekuar ësh- të festuar në disa qytete të vendit. Pas ceremonisë në kishë e më pas ecjes në rrugët e qytetit, kryqi është hedhur në ujë, për t’u ka-

pur nga besimtarët në Durrës, Berat, Vlorë, Pogradec, Korçë, Gjirokastër etj.

Në Tiranë shërbesa është kryer nga Kryepiskopi Anastas, i cili iu kërkoi besimtarëve të shumtë të pranishëm, që të mbajnë Dri- tën e Trinisë së Shenjtë në zemrat e tyre dhe ta shpërndajnë në am-

bientet ku jetojnë, si shpresë për të sotmen dhe të ardhmen.

Që besimtarët ta merrnin më lehtë ujin e bekuar, rreth kishës ishin vendosur mbi 50 rubineta, që funksionuan deri në orët e vona të pasdites.

Ndërkohë në Elbasan, kryqi është hedhur në kompleksin e

pishinave “AJEK” dhe shërbesa u krye nga Episkopi i Krujës, Hirë- si Andoni. Kryqin e kapi, për të ka- tërtin vit radhazi, i riu, Julian Juli.

Ndërsa në Durrës shërbesa u krye në një nga kalatat e portit detar, ku kryqi u hodh në ujë nga Epi- skopi i Apolonisë, Hirësi Nikolla.

Korresp. i “Ngjallja”