Paris
Kremtim liturgjik i përbashkët
Me rastin e përkujtimit të Sinodit të parë Ekumenik, në katedralen greko-orthodhokse Shën Etieni, Paris, u zhvillua një kremtim liturgjik solemn. Në këtë Liturgji Hyjnore, në të cilën u psal në greqisht, arabisht, sllavisht dhe frëngjisht, merrnin pjesë Mitropoliti Jeremia, episkopi dioqezës së Patrikanës Ekumenike dhe president i Asamblesë së Kishave Orthodhokse të Francës, arqiepiskopi Serzh, që drejton dioqezën ruse në Europën Perëndimore dhe ndihmësit e tij, episkopët Pavël dhe Mikail; episkopi Gavril, Vikar i Patrikanës të Antiokisë në Europen Perëndimore; Episkopi Guri, përfaqësues i dioqezës të Patrikanës së Moskës në Francë, Zvicër e Itali.