EmailFacebookKontakt

Kremtim i hareshëm i Lindjes së Shpëtimtarit Jisu Krisht – Korçë

Kremtim i hareshëm i Lindjes së Shpëtimtarit Jisu Krisht

KORÇË

Në këto kohë të vështira, ku Kisha jonë Orthodhokse është më e fortë se kurrë, por dhe sulmohet më fort sepse siç dihet “nuk goditet ferra me gurrë por dardha që t’i marrin frutat”, besimtarët ortho- dhoksë në Korçë morën pjesë si gjithmonë në mënyrë masive dhe të hijshme. Përpjekja për përjetimin shpirtëror të festave fetare nuk ka reshtur kurrë nga besimtarët ortho- dhoksë të cilët gjithmonë përpiqen të jenë të përqendruar shpirtërisht te kuptimi dhe qëllimi parësor i tyre. Kjo vërehej dhe gjatë këtij viti e si- domos gjatë Liturgjisë Hyjnore që u mbyll me predikimin e të Hirë- sisë së Tij, Mitropolitit të Korçës, Joanit. I cili theksoi ndër të tjera:

“Mos kini frikë, se ja ku laj- mëroj një gaz të madh për të gji- thë popullin,

Sepse sot në qytetin e Davidit, lindi për ju një shpëtimtar i cili është Zoti Jisu Krisht”

Me këto fjalë e tregon Ungji- llori Lluka lindjen e Zotit Jisu Krisht, dhe këto fjalë janë shu- më të rëndësishme dhe për ne sot, sepse ndodh shpesh që ngjarje ose shqetësime të krijuara nga ne ose nga të tjerët, të vogla apo të mëdha, të cilat prekin jetën to-

në personale, familjare ose të komunitetit tonë, mund të mbje- llin në zemrat tona pasiguri dhe frikë për të ardhmen, dhe mund ta çojnë njeriun në një gjendje tëpashpresë… Eshtë vështirëpër njerëzit dhe nganjëherë gati e pamundur për ta që të përballoj- në të vetëm problemet dhe vështi- rësitë e ndryshme të jetës, por engjëjt këta lajmëtarë qiellorë na lajmërojnë që të mos kemi fri- kë, sepse nuk jemi vetëm, ZOTI ËSHTË ME NE, një shpëtimtar lindi për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë popujt. Ky është laj- mi i Krishtlindjes dhe prandaj dhe mesazhi i saj mbush zemrën e njeriut me shpresë dhe siguri, dhe është jashtëzakonisht i rën- dësishëm sidomos në botën e sot- me, sepse thekson faktin, dhe jep ngushëllimin, se tashmë ne nuk jemi vetëm, Zoti i bërë njeri Krishti është i pranishëm në jetën tonë… ”

Pas Liturgjisë Hyjnore, në selinë e Mitropolisë shkuan për të uruar përveç besimtarëve disa kryetarë të forcave politike, përfaqësues të pushteti lokal, deputetë, intelektualë, akademikë, besimtarë të të gjitha moshave, përfaqësues të Komu- niteti Mysliman etj.

Themistokli Bambulla