EmailFacebookKontakt

Kremtim i gëzuar dhe solemn për këtë ditë historike

70 vjet nga dhënia e Autoqefalisë

Kremtim i gëzuar
dhe solemn
për këtë ditë historike

“Forcimi i Autoqefalisë së vërtetë dhe plotësimi i hierarkisë kishtare është pa diskutim vepër e Kryepiskopit Anastas”, – tha Hirësi Joani

Të Dielën e Thomait, mël5 prill, në kishën “ Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, besimtarët e shumtë të mbledhur për Liturgjinë Hyjnore, njëkohësisht morën pjesë edhe në kremtimin e gëzuar e solemn për 70-vjetorin e Autoqefalisë të Kishës sonë Orthodhokse. 12 prilli i vitit 1937 shënon në mënyrë thelbësore një ngjarje shumë të rëndësishme, siç u shpreh Kryepiskopi Anastas, për vetë jetën e Kishës sonë. Ajo shënon 70-vjetorin e dhënies së Tomosit të Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike.

“…Në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë, të mbajtur më 14 prill 2007, e cila ishte një mbledhje panegjirike,-iu drejtua Fortlumtu- ria e Tij besimtarëve të pranishëm, – vendo- sëm që sot të bëjmë Liturgji të gjithë së ba- shku dhe ta gëzojmë të gjithë së bashku këtë ditë… ”

Në këtë Liturgji Hyjnore festive dhe sino- dike, që u krye nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë, Hirësia e Tij Joani, Mitropolit i Korçës, lexoi para besimtarëve të pranishëm TOMOSIN e Patriarkanës Ekumenike për dhënien e Autoqefalisë Kishës sonë.

“Kisha jonë mori vendin e saj në gjithë sistemin organik të Kishës Orthodhokse,- tha më pas Kryepiskopi Anastas. Nëse nuk do të kishim këtë Tomos, çfarëdo që të thoshim nuk do të ishim të njohur zyrtarisht si kishë autoqefale, sikundër ndodh tani me kishën fqinjë me qendër në Shkup, që thonë se janë të pavarur, por deri tani nuk i njeh askush. Termin “Auto- qefal”, nuk e kuptojnë madje edhe disa pseudo- intelektualë, që bëjnë pjesë në disa organizata të tjera, në komunitete të tjera fetare, ose që nuk janë kund, të cilët mendojnë se kjo do të thotë të pavarur nga ndonjë fuqi e jashtme. Por fakti është se ne jemi autoqefalë, të pavarur,

nga çdo gjë që ndodhet jashtë Kishës Orthodhokse, nga çdo organ shtetëror apo nga kushdo që kërkon të ndërhyjë në punët e brendshme të Kishës. Kjo ka një rëndësi të veçantë dhe duhet ta kuptojmë, sepse shumë njerëz që nuk i kanë njohuritë përkatëse shkruajnë nëpër gazeta artikuj krejt të pavend e të pamend, ku përdorin shumë herë fjalën “Autoqefale”. Tomosi, është dokumenti që ndalon çdo ndërhyrje që mund të bëhet, madje edhe nga parlamenti apo organe të tjera, në punët e brendshme të Kishës së Shqipërisë.”

Më tej, e mori fjalën Hirësi Joani, i cili tha: “Përveç shpalljes, Autoqefalia e dhënë para 70 vjetësh nuk pati një jetë të gjatë. Madje vetëm dy vite ishin realisht me një Kishë Autoqefale, sepse më 1939 pushtimin Italian dhe më pas re- gjimi komunist, Kisha ndodhej në një presion shumë të madh. Kur u rihap Kisha jonë Patriarkana Ekumenike mori iniciativën dhe caktoi Kryepiskopin tonë të dashur për të ardhur këtu. Dhe ju të gjithë duhet të dini se një nga mbrojtësit e Autoqefalisë së Kishës sonë ishte Kryepiskopi Anastas, sepse shumë zëra filluan të flisnin se nëse Kisha ishte shkatërruar dhe nuk ekziston, atëherë edhe Autoqefalia nuk ekziston më. E në këta zëra ishin edhe kanonistë të dëgjuar, njerëz të shquar të Ki shave Orthodhokse, ndaj për ardhjen këtu Kryepiskopi vendosi tri kushte, një nga të cilat ishte njohja e Autoqefalisë. Dhe jo vetëm njohja e Autoqefalisë, por kërkesa duhej të vinte, siç erdhi për Tomosin, nga vetë (Vijon në faqen 7)

Kremtim i gëzuar dhe solemn
për këtë ditë historike

(Vijon ngafaqja 1)

Kisha këtu. Kështu që ishte Kisha jonë e cila i kërkoi përsëri Patriarkanës Ekumenike të themelonte, të rivendoste Sinodin dhe Kryepiskopin.

Kryepiskopi Anastas u tregua gjatë gjithë këtyre viteve mbrojtësi, konsoliduesi dhe forcuesi i kësaj Autoqefalie. Siç e përmendi Kryepiskopi, Autoqefalia nuk është vetëm thjesht të qenit i pavarur nga kishat e tjera, sepse me kishat e tjera orthodhokse ne jemi të lidhur në mënyrë dogmatike, por Autoqefali do të thotë e pavarur nga çdo grupim që ndodhet jashtë apo brenda vendit, siç theksohet edhe te Tomosi, për të cilin shteti shqiptar i asaj kohe i dha garanci Patriarkanës, që nuk do të ndërhynte në çështjet e brendshme të Kishës. Pikërisht kjo ishte edhe një nga arsyet që Patriarkana dha Autoqefalinë. Kjo Autoqefali është e njëjta edhe sot, që shteti duhet të garantojë pavarësinë e brendshme të Kishës.

Unë, meqenëse kam sot rastin, do të shpreh falënderimin për Kryepiskopin, për veprën e tij të madhe jo vetëm në rindërtimin e Kishës, që është gjëja themelore, por edhe në forcimin dhe konsolidimin e kësaj Autoqefalie. Perëndia t’i japë jetë të gjatë, t’i japë fuqi për të mirën tonë dhe të mirën e Krishterimit kudo në botë”.

Luljeta Pjetri

70 vjet nga dhënia e Autoqefalisë
Kremtim i gëzuar
dhe solemn
për këtë ditë historike
“Forcimi i Autoqefalisë së vërtetë dhe
plotësimi i hierarkisë kishtare është pa
diskutim vepër e Kryepiskopit Anastas”,
– tha Hirësi Joani
Të Dielën e Thomait, mël5 prill, në
kishën “ Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në
Tiranë, besimtarët e shumtë të mbledhur për
Liturgjinë Hyjnore, njëkohësisht morën
pjesë edhe në kremtimin e gëzuar e solemn
për 70-vjetorin e Autoqefalisë të Kishës sonë
Orthodhokse. 12 prilli i vitit 1937 shënon
në mënyrë thelbësore një ngjarje shumë të
rëndësishme, siç u shpreh Kryepiskopi
Anastas, për vetë jetën e Kishës sonë. Ajo
shënon 70-vjetorin e dhënies së Tomosit të
Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike.
“…Në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë, të
mbajtur më 14 prill 2007, e cila ishte një
mbledhje panegjirike,-iu drejtua Fortlumtu-
ria e Tij besimtarëve të pranishëm, – vendo-
sëm që sot të bëjmë Liturgji të gjithë së ba-
shku dhe ta gëzojmë të gjithë së bashku këtë
ditë… ”
Në këtë Liturgji Hyjnore festive dhe sino-
dike, që u krye nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë,
Hirësia e Tij Joani, Mitropolit i Korçës, lexoi
para besimtarëve të pranishëm TOMOSIN e
Patriarkanës Ekumenike për dhënien e
Autoqefalisë Kishës sonë.
“Kisha jonë mori vendin e saj në gjithë
sistemin organik të Kishës Orthodhokse,- tha
më pas Kryepiskopi Anastas. Nëse nuk do të
kishim këtë Tomos, çfarëdo që të thoshim nuk
do të ishim të njohur zyrtarisht si kishë autoqe­
fale, sikundër ndodh tani me kishën fqinjë me
qendër në Shkup, që thonë se janë të pavarur,
por deri tani nuk i njeh askush. Termin “Auto-
qefal”, nuk e kuptojnë madje edhe disa pseudo-
intelektualë, që bëjnë pjesë në disa organizata
të tjera, në komunitete të tjera fetare, ose që
nuk janë kund, të cilët mendojnë se kjo do të
thotë të pavarur nga ndonjë fuqi e jashtme. Por
fakti është se ne jemi autoqefalë, të pavarur,

nga çdo gjë që ndodhet jashtë Kishës Ortho­
dhokse, nga çdo organ shtetëror apo nga kushdo
që kërkon të ndërhyjë në punët e brendshme të
Kishës. Kjo ka një rëndësi të veçantë dhe duhet
ta kuptojmë, sepse shumë njerëz që nuk i kanë
njohuritë përkatëse shkruajnë nëpër gazeta
artikuj krejt të pavend e të pamend, ku përdorin
shumë herë fjalën “Autoqefale”. Tomosi, është
dokumenti që ndalon çdo ndërhyrje që mund të
bëhet, madje edhe nga parlamenti apo organe
të tjera, në punët e brendshme të Kishës së
Shqipërisë.”
Më tej, e mori fjalën Hirësi Joani, i cili tha:
“Përveç shpalljes, Autoqefalia e dhënë para 70
vjetësh nuk pati një jetë të gjatë. Madje vetëm
dy vite ishin realisht me një Kishë Autoqefale,
sepse më 1939 pushtimin Italian dhe më pas re-
gjimi komunist, Kisha ndodhej në një presion
shumë të madh. Kur u rihap Kisha jonë Patriar­
kana Ekumenike mori iniciativën dhe caktoi
Kryepiskopin tonë të dashur për të ardhur këtu.
Dhe ju të gjithë duhet të dini se një nga mbrojtësit
e Autoqefalisë së Kishës sonë ishte Kryepiskopi
Anastas, sepse shumë zëra filluan të flisnin se
nëse Kisha ishte shkatërruar dhe nuk ekziston,
atëherë edhe Autoqefalia nuk ekziston më. E
në këta zëra ishin edhe kanonistë të dëgjuar,
njerëz të shquar të Ki shave Orthodhokse, ndaj
për ardhjen këtu Kryepiskopi vendosi tri kushte,
një nga të cilat ishte njohja e Autoqefalisë. Dhe
jo vetëm njohja e Autoqefalisë, por kërkesa
duhej të vinte, siç erdhi për Tomosin, nga vetë
(Vijon në faqen 7)

Kremtim i gëzuar dhe solemn
për këtë ditë historike
(Vijon ngafaqja 1)
Kisha këtu. Kështu që ishte Kisha jonë e cila i kërkoi përsëri Patriarkanës
Ekumenike të themelonte, të rivendoste Sinodin dhe Kryepiskopin.
Kryepiskopi Anastas u tregua gjatë gjithë këtyre viteve mbrojtësi,
konsoliduesi dhe forcuesi i kësaj Autoqefalie. Siç e përmendi Kryepiskopi,
Autoqefalia nuk është vetëm thjesht të qenit i pavarur nga kishat e tjera,
sepse me kishat e tjera orthodhokse ne jemi të lidhur në mënyrë dog­
matike, por Autoqefali do të thotë e pavarur nga çdo grupim që ndodhet
jashtë apo brenda vendit, siç theksohet edhe te Tomosi, për të cilin shteti
shqiptar i asaj kohe i dha garanci Patriarkanës, që nuk do të ndërhynte
në çështjet e brendshme të Kishës. Pikërisht kjo ishte edhe një nga
arsyet që Patriarkana dha Autoqefalinë. Kjo Autoqefali është e njëjta
edhe sot, që shteti duhet të garantojë pavarësinë e brendshme të Kishës.
Unë, meqenëse kam sot rastin, do të shpreh falënderimin për Kryepi­
skopin, për veprën e tij të madhe jo vetëm në rindërtimin e Kishës, që
është gjëja themelore, por edhe në forcimin dhe konsolidimin e kësaj
Autoqefalie. Perëndia t’i japë jetë të gjatë, t’i japë fuqi për të mirën tonë
dhe të mirën e Krishterimit kudo në botë”.
Luljeta Pjetri