EmailFacebookKontakt

Kremtim emocionues në Kishën e “Shën Triadhës”

Kremtim emocionues në Kishën e “Shën IHadhës
Më 8 qershor të këtij viti,
qindra besimtarë të ardhur
nga qyteti i Fierit, fshati i Se-
manit e shumë fshatrave të tje-
rë përreth u grumbulluan në
kishën e “Shën Triadhës” të
Semanit, për të kremtuar këtë
ditë të shënuar për besimtarët
orthodhoks. Për t’u shënuar
është se këtu është bërë traditë
pjesëmarrja e qytetarëve të be­
simit mysliman.
E veçanta e këtij viti është
se meshuan 5 klerikë, At Ilia
Bita, At Gori Ndreka, At
Sokrat Lako, At Elazar Çullhai

dhe dhiakon Nikolla Mandro,
me psalt Koço Millona dhe
katekistët Miron Çako, Ilia
Mazniku dhe Simon Avdia. Kjo
i entuziazmoi më shumë be-
simtarët dhe la mbresa të the-
11a tek ata. Pjesëmarrja e gjerë
dhe entuziazmi i madh i be-
simtarëve është dhe dëshmi e
punës vetmohuese të grupit të
katekistëve. Besimtarët flasin
fjalët më të mira për vepri-
mtarinë e tyre në dobi të të
Kishës, të krishtërimit dhe
mësimeve të shenjta.
Për qrganizimin e këtij kre-

mtimi meritë ka lidhja ortho-
dhokse e gruas dhe të rinjtë
orthodhoksë nga qyteti i Fierit,
Semani e fshatrave përreth, ku
ditë përpara i kishin marrë
masat që çdo gjë të ecte mirë.
Në kthim për në Fier,
besimtarët dhe klerikët shku-
an në Manastirin “Fjetja e
Hyjlindëses” në Pojan, ku u
krye paraklisi. Jehona e këtij
kremtimi vazhdoi gjatë, sa
edhe kur u larguan klerikët,
kisha dhe oborri mbetën plot e
përplot me besimtarë.
Rrapi Bardhi, Fier