24 të rinj nga zona të ndryshme të Shqipërisë, studentë dhe ish-studentë të Akademisë Teologjike më 15 qershor udhëtuam drejt Kosovës dhe u vendo- sëm në qytetin e vogël të Malishevës. Të nesërmen morëm pjesë në festën e Çlirimit të saj. Dita tjetër ishte e mbushur me takime të shumta me bashkëpunë- torët tanë kosovarë (mësu- es të shkollave, ku do të zhvi- llonim kampin), si dhe me fëmijët e fshatit Carallukë, për të cilët kemi organizuar kamp tre vitet e shkuara.
Prania jonë në një qytet të vogël si Malisheva ishte e pamundur që të mos vihej re. Njerëz të ndryshëm në rrugë na përshëndetnin, na pyetnin nga ishim dhe pse ndodheshim atje. Kështu ata mësuan që ne ishim të rinj nga Kisha Orthodho- kse Autoqefale e Shqipëri- së dhe ishim atje për të organizuar kamping me fëmi- jët kosovarë. Nga një më- sues i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë na u bë një ftesë për të organizuar diçka edhe me fëmijët e shkollës së tyre. Pranuam me kënaqësi dhe një mba- sdite argëtuam rreth 200 fëmijë të kësaj shkolle.
Mëngjesi i 18 qershorit shënoi dhe fillimin e ka- mpeve tona atje. Kampi në
shkollën “Nairn Frashëri” në Banjë mbante emrin “Shpresa” ndërsa grupet mbanin emrat e virtyteve si paqja, mirësia, falënderi- mi, respekti, besnikëria, fa- Ija, dashuria etj. Po në këtë periudhë u zhvillua edhe kampi me femijët e shkollës në Begaj, i cili mbante emrin “Miqësia”. Nëpërmjet kampit lindi një miqësi e re. U bëmë miq me banorët në Begaj, me mësues të kë- saj shkolle dhe padyshim me fëmijët. Ditët e kampit ishin të mbushura me lojëra zbavitëse, këngë, punëdo- re, biseda në grupe, zhvi- llim talentesh, lojëra olimpi- ke etj. Kampi u kurorëzua me një festë së bashku. Fë- mijët të përgatitur në grupe dhe të drejtuar nga drejtue- sit e grupeve të tyre dhanë
një program të shkurtër artistik me këngë, valle e humor për mësuesit, pri- ndërit dhe miqtë e tyre. Pas festimit me të 700 fëmijët pjesëmarrës në kamp, fe- stuam me të gjithë bashkë- punëtorët tanë. Z. Nathan Hoppe shprehu falënderi- met në emër të grupit tonë për ftesën, mikpritjen dhe bashkëpunimin e sukses- shëm që patëm. Më pas drejtori z. Ali Bushala shprehu falënderimet dhe mirë- njohjet në emër të fëmijë- ve, prindërve dhe mësues- ve të kësaj shkolle dhe na dha një fletë mirënjohjeje, për bashkëpunimin, thelli- min e miqësisë dhe për ndihmesën e ofruar. Ai na ftoi sërish për një bashkë- punim të ri vitin tjetër.
Gabriela Bezhani
Kosovë – Ripërtëritje e përvitshme e një
bashkëpunimi vëllazëror