Kori kishtar miks i Beratit
Prej kohësh kam qenë në
kërkim të kësaj fotografie të
çmuar, për të cilën më kanë
treguar disa besimtarë të
devotshëm. Kjo dëshirë m’u
realizua disa ditë më parë, kur
u takova me zotin Emanuel
Ndrio, i cili sapo ishte kthyer
nga një emigrim i gjatë. Ky
shpresëtar, i përkushtuar për
grumbullimin dhe ekspozimin
e shumë relikeve të qytetit tonë
të lashtë, u tregua i gatshëm
për të dhënë fotografinë në
fjalë, që ia kishte dhuruar vite
më parë në mirëbesim psalti i
njohur i kishave të qytetit dhe
njëkohësisht pjesëtar i korit
miks të Beratit, i ndjeri
Dhimitër Sylari.
Fotografia ka fiksuar bukur
të rinjtë dhe të rejat ortho
dhokse beratas, që bënin pjesë
në korin kishtar miks, midis të
cilëve përmendim: Dhimitër
Sylarin, Koço Korçarin, Zoi
Banon, Dhimitraq Zakon, |
Kristaq Zharën, Sofie Bushin,
Marika Melëngun, motrat
Violeta dhe Afërdita Sahatçiu,
Gaqi Samarxhiun, Toli Drobo-
nikun dhe shumë të tjerë.
Në reshtin e parë, në qendër,
spikat figura e hijshme e
Mitropolitit të nderuar të
viteve ‘30 të shekullit të kaluar
të Mitropolisë së Shenjtë të
Beratit, Hirësisë së Tij Imzot
Agathangjelit, i shoqëruar nga
prifti i Pojanit dhe dhjaku i tij.
Midis Imzot Agathangjelit dhe
dhjakut qëndron drejtuesi i aftë
dhe i palodhur i korit miks,
profesori i shquar i muzikës, i
ndjeri Pandi Bogadini.
Kjo fotografi, e bërë në Pojan
të Fierit (Apolloni), më 15 gusht
1937, ditën e panairit të festës
së madhe të Fjetjes së
Hyjhndëses, Virgjëreshës Mari,
dëshmon për kulturën e lartë
kishtare, si dhe për emanci-
pimin e jetës fetare e shoqërore
në Beratin e njohur për traditat
në zhvillimin e veprimtarive të
larmishme klerikale dhe laike.
Po, kur Berati dhe qytetet e
tjerë të kësaj dioqeze kishin
koret kishtarë në vitet ‘30 të
shekullit të kaluar, si është e
mundur që këta të mungojnë në
kohën e sotme? Prandaj,
Mitropoliti i Beratit, Vlorës,
Kaninës dhe i gjithë Myzeqesë,
Hirësia e Tij, Imzot Ignati, po
punon me gjithë shpirt dhe me
të gjithta forcat, i pajisur me
hirin e Perëndisë dhe me
bekimin e Fortlumturisë së Tij,
Imzot Anastasit, për të ngritur
koret kishtarë në çdo zëvedësi,
me djem e vajza të talentuar,
të cilët do ta gjallëronin së
tepërmi çdo Liturgji Hyjnore
dhe çdo veprimtari tjetër
fetaro-laike, të kryera nga
grupet e intelektualëve të grave
dhe të të rinjve, të pranishëm
pranë çdo kishe apo zëvendësie.
Duke u shprehur mirë-
njohjen e atyre, që kanë ruajtur
me aq kujdes këtë fotografi, u
bëjmë thirrje besëmirëve të
dorëzojmë, të dokumentojnë e
të shkruajnë për reliket dhe
kujtimet lidhur me veprim-
taritë e ndryshme kishtare në
Berat dhe në çdo trevë të Mitro-
polisë sonë të Shenjtë, për të
njohur dhe për të pasuruar gji-
thmonë e më shumë historikun
e vyer të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë.
Ilia Mihai Zaha