Ditën e shtunë, në datën 27 tetor 2005, në komple- ksin polifunksional “Shën Gjergji” në qytetin e Kor- çës, u zhvillua një takim me rastin e pesëvjetorit të botimit të revistës kulturore “Tempulli”. Në këtë takim morën pjesë personalitete të shquara të fushave të ndryshme, të artit, shken- cës dhe kulturës, si edhe bashkëpunëtorë të kësaj reviste.
Fjalën e hapjes e mbajti z. Vangjush Simaku, i cili foil në emër të këshillit botues të revistës, si një nga anëta- rët më të vjetër të tij. U fol për zanafillën e kësaj reviste, e cila u realizua me ini- ciativën e Mitropolitit të Kor- çës, Hirësisë së Tij Joanit, në bashkëpunim me intele- ktualë korçarë.
Ideja e hedhur nga Mi- tropoliti i Korçës Imzot Joa-
ni në vitin 1999, u mishërua me botimin e numrit të parë të revistës në qershor të vitit 2000. Numër, i cili do të pasohej nga dhjetë nu- mra të tjerë, duke çuar në njëmbëdhjetë numrat e botuar.
Me respekt u përme- ndën emrat e botuesve, fi- gura të shquara në lëmejtë e tyre, të cilët i kanë dhënë kësaj reviste një nivel mjaft të lartë dhe cilësor, të kra- hasueshëm me botime të tjera të ngjashme me të edhe jashtë vendit. Rubrikat e kësaj reviste krijojnë ha- pësira për të gjitha fushat si: gjurmime, personalitete, letërsi, arkeologji, refleksi- one, përkthime etj. Për të përmendur është fakti se në të ka dhe mjaft autorë të huaj.
Më pas e mori fjalën Mi- tropoliti i Korçës, Hirësia e
Tij Joani, i cili falënderoi të gjithë ata njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre për vazhdimësinë e kësaj reviste.
Gjithashtu, ai nxiti inte- lektualët korçarë për të treguar më tepër vëmendje dhe për të ofruar më tepër materiale për këtë revistë. Kjo jo vetëm si një detyrë qytetare, por edhe si një përpjekje për të nxjerrë në pah dhe për të ruajtur vlerat e qytetarisë korçare.
Nga ana tjetër, ai për- mendi serevistatëtillaja- në të domosdoshme për vetë përmbajtjen e tyre mjaft të pasur. Në kohën e mungesave të mëdha për botime kulturore dhe shke- ncore, revista Tempulli për- bën jo vetëm një përpjekje të shumëvyer, por edhe një urë lidhëse midis të dje- shmes dhe të sotmes.
Më pas u zhvillua një kokteil mes bisedimesh të ndryshme miqësore, ku të ftuar të ndryshëm dhanë opinionet e tyre duke përgë- zuar këtë pesëvjetor, por edhe duke dhënë sugjerime dhe këshilla për rritjen e
mbarëvajtjen e revistës si në formë dhe në përmbajtje.
Takimi u mbyll, duke i uruar “Tempullit” të arrijë dhe shumë pesëvjetorë të tjerë.
Mihal Sonellari