EmailFacebookKontakt

Korçë – Ridel në dritë varreza orthodhokse

Ridel në dritë varreza orthodhokse
Gjatë punimeve në një shkollë publike në Korçë, dolën
në dritë eshtra që i përkasin një varreze të vjetër ortho­
dhokse, që ndodhej në kishën e shkatërruar të Shën Hara-
llambit. Territori në fjalë i është njohur Kishës sipas doku-
menteve.
Imzot Joani ka deklaruar se nuk është kundër zgjerimit
të veprimtarisë së shkollës, por ajo që i takon Kishës është
e saja dhe se aty mund të bëhen varre monumentale ose
të ringrihet kisha e dikurshme.
Eshtë tepër pozitiv fakti se Bashkia e qytetit ka rea-
guar menjëherë, duke pezulluar punimet deri sa të shqyr-
tohet çështja dhe është në dialog me përfaqësuesit e Mitro-
polisë, duke dëshmuar edhe një herë qytetarinë e njohur
korçare.