EmailFacebookKontakt

Korça ju ka pasur birin e saj

“KORÇA JU KA
PASUR BIRIN E SAJ”
Nga fjala e At Jani Trebickës në
Fronëzimin e Imzot Joanit
Fortlumturi Imzot Anastasi, Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë
Shqipërisë,
Fort i Hirëshmi Mitropolit i Beratit, Imzot Ignati,
Fort i Hirëshmi Mitropolit i Korçës, Imzot Joani,
Të nderuar etër të ardhur nga Follorina, etër të Kishës sonë të
ardhur nga e gjithë Shqipëria, zoti kryetar i rrethit, zoti kryetar i
bashkisë. Zotërinj deputetë, përfaqësues të partive dhe shoqatave
të ndryshme dhe ju vëllezër e motra më Krishtin, pjesëmarrës në
këtë ceremoni të shenjtë,
Eshtë bekim Perëndie dhe një datë e shënuar në historinë e Kishës
sonë, pasi sot fronëzohet në Mitropolinë e Hirëshme të Korçës, mitropoliti
i parë Shqiptar, i dorëzuar pas 44 vjetësh.
Dhe ky gëzim, kjo lumturi, i përket Korçës sonë, që të ketë këtë fat, të
ketë në krye të besimtarëve orthodhoksë Mitropolitin e parë shqiptar të
dorëzuar pas periudhës ateiste.
Fort të Hirëshmin, Mitropolitin e Korçës Imzot Joanin, Korça e njeh
prej vitesh, kur ai vinte shpesh në shtëpinë e motrave Cico dhe me
besimtarët më të mirë të qytetit flisnin për të vërtetën e Krishtit, në ato
vite të vështira të ateizmit. Prandaj e themi me plot gojën, Hirësi, Korça
ju ka pasur dhe birin e saj.
Ju, si Apostuj e Krishtit, pranuat besën e Tij në a to vite të errëta të
ateizmit. Shkuat për studime teologjike në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, dhe pas mbarimit të tyre nuk pranuat që të qëndronit atje, por
erdhët për të ndihmuar në lartësimin e Orthodhoksisë në vendin tonë.
Shërbyet si pedagog në Seminarin Teologjik. Ishit nxënës i
Fortlumturisë së tij, Imzot Anastasit dhe nga dora e tij e shenjtë morët
Hirotoninë më dhiak e prift. Shkuat përsëri në Amerikë për studime
pasuniversitare në Teologji dhe e kthyet që andej me dy tituj master
në Teologji. Dhe përsëri vazhduat, duke qenë nxënës dhe krahu i djathtë
i Kryepiskopit Anastas, si drejtues i Akademisë Teologjike të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Përfaqësues i
Këshillit të Përgjithshëm Kishtar në Dioqezën e Tiranës.
Dhe ditë e bekuar ishte 20 korriku, dita e profitit Ilia, dita e
dorëzimit tuaj në Episkop, nga Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas,
Mititropoliti i Filadelfias Meliton dhe Mitropoliti i Beratit Ignati.
Biri i Parë i Fortlumtufisë që dorëzohet Mitropolit i Korçës,
nxënësi i tij, biri i tij shpirtëror.
Dhe Dioqeza e Korçës sot ju ka në krye të saj, të besimtarëve
orthodhoksë. Dhe na udhëhiq, si një gjeneral i mirë, që në vend të
shpatës ka kryqin e Zotit Krisht.
Na udhëhiq kryebariu ynë në rrugën e të vërtetës së Krishtit.
Ne klerikët orthodhoksë, besimtarët, në emër të të cilëve flas, ju
urojmë: Mirëseardhe në Korçën tonë, të të kemi për shumëvjet kryeba-
riun tonë, të ndjekësh gjurmët e Atit të të gjithë të krishterëve ortho-
dhoksë të Shqipërisë, dhe Atit Tuaj, Fortlumturisë së Tij, Imzot
Anastasit, të kesh paqe në shpirt, urtësi, shëndet e të jesh shpjegues i
së vërtetës së Krishtit në Dioqezën tonë. Me këtë rast më lejoni Krye-
hirësi, Imzot Anastasi, që t’ju falenderoj në emër të bijve tuaj, Klerit
dhe besimtarëve orthodhoksë, për përpjekjen e jashtëzakonshme që
kini bërë gjatë këtyre viteve për lartësimin Orthodhoksisë në Shqipëri
dhe formimin e Sinodit të Shenjtë të KOASH. Gjithashtu falënderoj
Tërëshenjtërinë, Patrikun Vartolomeu, Mitropolitin e Pergjit Eva-
ngjelos, Mitropolitin Meliton të Filadelfias, Sinodin e Shenjtë të Pa-
trikanës, qeveritarët, Presidentin, dashamirës nga diaspora, për ndih-
mën dhe kontributin për krijimin e Sinodit të KOASH.