Rinia orthodhokse e fakulteteve te Universitetit te Korces dhe rinia gjimnaziste dhe puntore mbeshtoten te parat nismen e rinise orthodhokse te kryeqytetit, per krijimin e Lidhjes se Rinise Orthodhokse ne Shqiperi. Ajo me aktivizimin e dhjetra te rinjve orthodhokse brenda pak diteve shtriu radhet e saj ne te gjithe institucionet arsimore te larta e te mesme dhe ne radhet e rinise puntore. Etja per Shkrimin e Shenjte, vajtja individuale apo e organizuar ne Meshen e Shenjte, ne Kishe, ishin dy hapat e para te anetareve te deges se lidhjes se Korces.
Karakteri ateist i shkollave tona, mungesa e literatures se Shkrimit te Shenjte e orientuan degen e Lidhjes Orthodhokse te qytetit tone, qe te mblidhemi nje here ne jave pas meshes, ku marrin pjese 30-40 te rinj e te reja, ne menyre krejt te lirshme pa asnje detyrim nen drejtimin e predikatorit Johan Joco dhe te Sotiraq Dinkos. Rezultatet 2-mujore te ketij organizimi jane teper efikase; ne jemi ne gjendje te popullarizojme, predikojme ne masen e rinise Shkrimin e Shenjte, katekizmin e orthodhoksise, jeteshkrimin e Shenjtoreve.
Rradhet ne kete aktivitet sa vijne e shtohen, fytyra te reja shikojme nga njera jave ne tjetren. Aprovimi tani i programit te lidhjes se studenteve te Shqiperise dhe zgjedhjet qe ne bem per kryesine e deges se Korces, do t’i japin nje impuls edhe me te madh punes dhe aktivitetit te kesaj dege. Gjithashtu shkembimi i vizitave me deget e tjera ne qytetet e vendit tone dhe me shtete te ndryshme te botes orthodhokse, do te na japin mundesi per nje pune edhe me te mire, ne menyre qe te rinjte orthodhokse te qytetit tone te behen shtylle e shendoshe e orthodhoksise shqiptare e korcare.
Seminari i Durresit ishte nje prove e ketij aktiviteti, qe pati rezultate shume te medha. Mendojme gjate stines se veres te kete sa me shume aktivitete te tilla, se edhe ne jemi ne kohe pushimesh.
Lavdi Zotit!
Nga nje grup studentesh te Lidhjes Orthodhokse shqiptare, Korce