EmailFacebookKontakt

Kontributi më monumental i besimit të krishterë ka qenë theksimi i parimit të dashurisë

Kontributi më monumental i besimit të krishterë ka qenë

theksimi i parimit të dashurisë

Nga 11-13 maj, në hotel “Sheraton Tirana”, Universiteti Hëna e Plotë-Bedër, organizoi një Konfe- rencë ndërkombëtare me temë “Dimensionet shpirtërore në shke- ncat humane”. Në këtë veprimtari merrnin pjesë studiues shqiptarë dhe të huaj. Ndër të ftuarit që për- shëndetën punimet e konferencës ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Kryetari i Ko- munitetit Mysliman, H. Selim Muça, Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës etj.

Në konferencë mori pjesë edhe Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, i cili për- shëndeti veprimtarinë dhe foli mbi

temën. Ndër të tjera, ai tha:

“Një element bazë i kulturës njerëzore është dimensioni shpirtë- ror, që ka qenë gjithmonë objekt

kërkimi thelbësor i degëve të ndry- shme të shkencave humane. Mes entuziazmit teknologjik të kohës ku jetojmë, është e rëndësishme, të kthej-

më vëmendjen në eksperiencat shpirtërore të njerëzimit, që janë po aq thelbësore për jetën njerë- zore…”