EmailFacebookKontakt

Kontributi i Imzot Nolit në përkthimin e teksteve liturgjike

Kontributi i Imzot Nolit
në përkthimin e teksteve liturgjike

Nga Dhimitër Beduli

Kombit Imzot Theofan Noli i kushtoi pjesën më të rëndësishme të jetës së tij si burrë shteti, si demokrat i shquar, si mendimtar i madh dhe krijues i pasur artistik, si njohës i thellë i kulturës së botës lindore dhe asaj perëndimore, që me përkthimin e veprave botërore më me vlerë dhe me poezitë e tij origjinale e gjithnjë aktuale, i dha një ndihmesë themelore letërsisë sonë.

Në këtë drejtim, kërkon një vë- shtrim të veçantë kontributi dhe roli i tij në Kishën Orthodhokse, për përkthimin në shqip të teksteve liturgjike më të domosdoshme për kryerjen e shërbesave fetare, në mënyrë që përdorimi i gjuhës shqipe në Kishën tonë të depërtonte më me baza.

…Punën më të madhe, më siste- matike e më të organizuar për futjen dhe përdorimin në stil sa më të gjerë e në mënyrë efikase të gjuhës shqipe në Kishën Orthodhokse, e bëri Im- zot Theofan Noli, i cili qysh më 1906 ndodhej në SHBA …

…Pasi u bë vetë prift, më 8 mars të vitit 1908, prej mitropolitit rus të New Yorkut, Platonit, më 22 mars bëri Liturgjinë e parë në shqip dhe themeloi si qendër Kryekishën e Shën Gjergjit, me të cilën lidhi gjithë komunitetet orthodhokse shqiptare të Amerikës. Menjëherë pas kësaj, Noli u mor me përkthimin dhe boti- min e teksteve liturgjike më të do- mosdoshme, që do të përdoreshin në Kishë dhe do kontribuonin në vendosjen njëherë e mirë të gjuhës shqipe në të.

Dhe këtë detyrë ai e kreu në një kohë rekord, kështu:

Më 1908 përkthen dhe boton “Shërbesën e Javës së Madhe”.

Më 1909 përkthen e boton “Librin e Shërbesave të Shenjta të Kishës Orthodhokse”, që përmban shërbesat e mbrëmjes e të mëngje- sit, Liturgjinë e Shën Joan Gojartit me përgatitjet për të, Shërbesat e Pagëzimit, të Martesës, të Varrimit, Bekimin e ujit, disa himne nga Oktoiku dhe zbritësoret e vitit.

Më 1911 përkthen dhe boton “Librin e të Kremteve të Mëdha të Kishës Orthodhokse”, që përmban shërbesat e të Kremteve të Mëdha, që përkujtohen gjatë vitit.

Më 1913 përkthen dhe boton “Triodin e Vogël”, që përmban shërbesat e mbrëmjes e të mëngje- sit të të dielave të periudhës së Triodit e të Kreshmëve të Mëdha. Përveç këtyre, Triodi i Vogël për- mban shërbesat e Pasdarkës së Madhe e të Vogël dhe Himnin Akathist, që psalen gjatë Kreshmëve.

Më 1914 përkthen dhe boton “Lutjesoren”, që përmban himnet në të tetë tinguj të Kishës, që psa- len gjatë shërbesave të mbrëmjes e të mëngjesit të të dielave.

Po në vitin 1914 përkthen dhe boton “Pesëdhjetoren e Vogël”, që përmban shërbesën e plotë të Pa- shkës, si dhe shërbesat e mbrëmjes e të mëngjesit të të gjitha të dielave të periudhës së Pesëdhjetores.

Siç del nga vetë përmbajtja e librave liturgjikë të përkthyer e të bekuar, synimi kryesor dhe imediat i Imzot Nolit në konditat e atëher- shme ishte që, në një kohë sa më të shkurtër, t’u jepte Orthodho- ksëve, të përkthyera në shqip, shër- besat më të domosdoshme të Ki- shës, në mënyrë të veçantë, ato të së shtunës mbrëma, të së dielës në mëngjes, të të kremteve më me rë- ndësi të vitit, të kryerjes së mistereve e të shërbimeve të ndryshme, sipas kërkesave dhe nevojave të

besimtarëve. Me punën që bëri në këtë drejtim, ia arriti plotësisht që- llimit.

Përkthimi i një teksti liturgjik kishtar është shumë më i vështirë sesa përkthimi i çdo lloj teksti tjetër letrar. Ai lyp që përkthyesi të jetë njohës i thellë i gjuhës shqipe dhe i gjuhëve kishtare të huaja nga të cilat përkthen, për t’i dhënë ver- sionit shqip bukurinë e shprehjes së gjuhës shqipe, por ai njëkohësisht duhet të jetë njohës i thellë i disi- plinave të ndryshme teologjike – të dogmatikës, të historisë së Kishës, të himnologjisë, të liturgjisë e të Tipi- kosë, të Ermineutikës e të Shkri- meve të Etërve të Shenjtë – për t’u dhënë dhe kuptimin e drejtë ortho- dhoks; ai duhet të jetë më në fund dhe një njohës i mirë i melodive ki- shtare bizantine, në mënyrë që himni i përkthyer t’i përshtatet melodisë origjinale të saj, pa u lar- guar natyrisht nga teksti origjina1.

E këqyrur, pra nën këtë prizëm, del se Imzot Noli ka bërë një punë të madhe, të pastër e me kujdes, një punë të lavdëruar në një kohë rekord. Ai, së pari, u ka qëndruar besnik në përkthim teksteve origji- nale të Kishës, ashtu siç kërkon tradita jonë Orthodhokse. Gjitha- shtu, tregoi më tepër kujdes për një përkthim të qartë e të kuptueshëm të himnit a të troparit, se sa për- shtatjen e tij sipas melodisë bizantine. Po, natyrisht, jo edhe pa gabi- me, që ishin pasojë e gjendjes së atëhershme të gjuhës shqipe dhe të

mospasjes së një kulture më të lartë teologjike prej tij gjer në atë kohë. Nuk do të hyjmë në ndonjë analizë rreth këtyre gabimeve që konsistonin më tepër në një ngatë- rresë të termave teologjikë. Të meta të tilla, si emërtime emrash dhe veprash gabim, përkthime termash himnologjikë, herë të goditura, herë jo, e të tjera, nëpër tekste ka mjaft. Pjesën më të madhe të tyre ai i ka ndrequr në botimin e dytë të këtyre veprave, që u krye në periudhën 1914-1952. Gjatë kësaj kohe, Noli, pasi u bëri një rishqyrtim gjuhësor, një përshtatje shumë të mirë të teksteve me meloditë tradicionale bizantine dhe i plotësoi me përkthi- me të reja shërbesash e uratash të nevojshme për klerin, i sistemoi e i botoi më tri vëllime: të parin e quajti “Uratorja e Kishës Orthodhokse”, sipas tekstit liturgjik kishtar “Euko- logjion”, të dytin e quajti: “Krem- torja e Kishës Orthodhokse”, me shërbesat e mbrëmjes e të mëngje- sit të të gjitha të dielave të zakon- shme dhe të të kremteve më të rë- ndësishme të Kishës sonë, kurse vëllimin e tretë e quajti “Triodi – Pesëdhjetorja”, që ishte bashkimi në një vëllim i të dy teksteve litur- gjike: “Triodhi” dhe “Pendikostar i Vogël”.

Këto ribotime, ndonëse më të plota nga përmbajtja, lënë për të dë- shiruar për sa i përket besnikërisë ndaj teksteve origjinale, që janë në përdorim në të gjithë Kishën Orthodhokse. Siç e thekson edhe vetë Noli (vijon në faqen 8)

Kontributi

i Imzot Nolit në
përkthimin e
teksteve liturgjike

(vijon nga faqja 7) në parathëniet e tyre, ai ka bërë një përkthim të lirë, duke i përpunuar himnet që t’i përshtaten melodisë e ritmit muzikor, duke bërë ndryshi- me të tilla që, një pjesë e mirë e tyre, të mund të konsiderohen si për- punime të vetë Nolit, gjë që s’është e lejueshme në Kishën tonë. Asnjë Kishë Orthodhokse s’ka lejuar të cenohet sadopak përmbajtja për hir të melodisë e të ritmit muzikor. Uni- teti i ritit liturgjik është një traditë e vjetër dhe një nga parimet kryesore të unitetit të besimit të Kishës Or- thodhokse, pjesë përbërëse dhe e pandarë e së cilës është dhe Kisha jonë Orthodhokse Autoqefale.

Në mungesë të teksteve të boti- mit të parë të Imzot Nolit, Kisha jonë, e cila sot është në riorganizim e sipër, po përdor në kryerjen e shërbesave fetare tekstet liturgjike të botimit të dytë. Ndërkaq, ajo, që në fillim, ngarkoi një komision nën kryesinë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, që me bazë përkthimet e botimit të parë të Imzot Nolit, të përgatitë për botim (duke ia përshtatur gjuhës së sotme shqipe dhe duke i plotësuar me shërbesat e tjera e shënimet tipikonale të teksteve origjinale të Ortho- dhoksisë mbarë), tekstet e nevoj- shme liturgjike. Deri tani është për- gatitur e botuar në format special kishtar teksti “Libri i Shërbesave të Shenjta… “(1994), është gatipër botim teksti “Uratorja” dhe po pu- nohet për “Lutjesoren”, “Pesëdhje- toren” dhe “Triodhin”.

Imzot Noli mbetet gjithnjë nis- mëtari dhe çarësi më i madh e më sistematik në fushën e përkthimit të teksteve liturgjike të Kishës so- në, që, me shumë përpjekje e kura- jë, në rrethana jashtëzakonisht të vështira, krijoi kushtet e kryerjes në gjuhën shqipe, të shërbesave krye- sore të Kishës sonë. Ndaj, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë- risë e përkujton me shumë respekt dhe nderim në përvjetorin e 30-të të ndërrimit të jetës së tij.

Marrë nga gazeta “Ngjallja”
viti 1993.