Prej vitesh të rinjtë orthodhoksë ndihmojnë komunitetet me probleme dhe nevojtarë. Të organizuar vullnetarisht ata shkojnë rregullisht në burgje, jetimore, azile, pranë njerëzve me probleme fizike etj.
Në fotot jepen çaste nga vizita në një shtëpi të moshuarish, ku të
rinjtë gatuan për ta gjellë e ëmbëlsira të veçanta me produktet që u kishin çuar si dhuratë dhe kaluan edhe mjaft kohë pranë tyre. Gjithashtu, jepet një çast nga vizita në një shtëpi fëmijësh, ku zhvilluan lojëra dhe u gatuan gjellë e ëmbëlsira etj.