Kontribut i rëndësishëm i Kishës për shëndetin
SKANERII RI I QENDRËS DIAGNOSTIKE “UNGJILLËZIMI” –
-1 DYTINË BALLKAN
Kontributi për shënde- tin e popullatës i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe persona- lisht i Kryepiskopit Anastas ka qenë i ndjeshëm gjatë gjithë viteve të demokraci- së. Ai është shprehur si në- përmjet donacioneve e ndihmave të konsiderue- shme, në kohë të qeta e krizash, si për shembull me ilaçet dhe pajisjet e dhu- ruara për spitalet, refugja- tët, të përmbyturit, indivi- dët në nevojë, shërbimi ambulator dentar falas për mijëra fëmijë e të rritur etj., etj., ashtu edhe nëpërmjet qendrave moderne diagno- stike, veçanërisht asaj të kryeqytetit.
Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi”, pret çdo muaj mijëra pacientë, të ci- lët i tërheq shërbimi i kua- lifikuar dhe i kulturuar, por në radhë të parë, fakti se në duart e mjekëve që punojnë aty janë vënë aparatura nga më modernet jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë ra- jonin tonë.
Për Kryepiskopin Anastas, sigurimi i një skaneri cilë- sor për qendrën ka qenë prej vitesh një objektiv pri- mar. Por kostoja e lartë dhe
Skaneri i blerë për Qendrën Diagnostike është prodhim i kompanisë amerikane
General
Electric, Light Speed Pro32.
synimi për të pasur një apa- rat sa më bashkëkohor e bë- nin të vështirë realizimin e kësaj ëndrre, që tashmë e shohim të konkretizuar në maksimumin e saj.
Skaneri i blerë është prodhim i kompanisë amerikane General Electric, Light Speed Pro32.
Skaneri (ose Tomografi e kompjuterizuar), është i tipit spiral, multidetektor, me 32 prerje në një rrotu- llim dhe është një hap i ndjeshëm përpara edhe në raport me skanerat e më- parshëm multidetektor. Ai karakterizohet nga një shpejtësi tepër e lartë e ek- zaminimit, sidomos kraha- suar me aparatet që janë në
përdorim në vendin tonë, gjë që e bën të përshtashëm jo vetëm për ekzaminimet konvencionale, por edhe të atyre të enëve të gjakut. Gjithashtu, janë përmirë- suar ndjeshëm edhe mu- ndësitë për kontrollin e mushkërive, traumave, në pediatri etj.
Sipas të dhënave, ai është skaneri i vetëm i këtij lloji në gjithë Evropën Juglindore (përfshirë edhe Greqinë, ndërsa vetëm në Lubjanë është një aparat më i fuqishëm). Kështu, imazhi i organeve statike mund të krijohet nga aparati vetëm në dy se- konda, një kalim i përgjith- shëm, për të gjithë gjatë-
sinë e trupit mund të bëhet duke e mbajtur vetëm një herë frymën, dhe një ska- nim i zemrës mund të kry- het në 10-12 sekonda. Ky skaner mund të arrijë re- zolucione të larta figure me doza të ulëta rrezatimi, si dhe mund të krijohen imazhe 3-dimensionale.
Siç thamë, në krahasim me skanerat spiralë me një detector, që operojnë ak- tualisht në Shqipëri (vetëm në sistemin publik ka një skaner të vetëm multidetector), është në gjendje që të japë të dhëna me një cilësi tepër më të lartë, por njëkohësisht, shpejtësia me të cilën e kryen ekzamini- min e bën shumë të për-
/ \
Ai karakterizohet nga një shpejtësi tepër e lartë e ekzaminimit, sidomos krahasuar me aparatet që janë në përdorim në vendin tonë, gjë që e bën të përshtashëm jo vetëm për ekzaminimet konvencionale, por edhe të atyre të enëve të gjakut. Gjithashtu janë përmirë- suar ndjeshëm edhe mu- ndësitë për kontrollin e mushkërive, traumave, në pediatri etj.
shtatshëm për sëmurët rë- ndë ose moshat e mëdha, të cilët nuk mund të përba- llojnë një ekzaminim të zgjatur.
Një tjetër e veçantë e këtij skaneri (që nuk mund të bëhet me aparaturat e deritanishme) është mu- ndësia e realizimit të koro- narografisë diagnostike, që deri tani kryhet vetëm me koronarografinë konvencionale, duke ulur ndje- shëm rreziqet e këtij diag- nostikimi.
Skaneri do të përdoret nga një personel me kulifi- kim të posaçëm, të realizu- ar jashtë vendit.
Korresp. i “Ngjallja”