Programi për kualifikimin e profesionistëve dhe kuadrove të turizmit, që organizohet nga Fondacioni “Frymë Dashurie”, i Kishës sonë, në bashkëpunim me Universitetin e Athinës, zhvillohet mbi bazën e një tematike të zgjedhur, lidhur me tendencat e reja në turizëm dhe alternativat e tij. Kjo tematikë përfshin: agroturizmin, turizmin dimëror, pelegrinazh fetar, turizëm ekspozitash, ekoturizëm, turizmin kulturor.
Programi zgjat 10 muaj dhe ndiqet nga 15 vetë, të diplomuar nga universitetet shqiptare, të cilët punojnë ose në fushën e turizmit, ose synojnë të zhvillojnë aktivitet privat në fushën e formave alternative të turizmit. Referatet mbahen nga shkencëtarë specialistë, grekë e shqiptarë. Në fund të seminareve, do të botohen materiale në dy gjuhë, që do përmbajnë tekstet e të gjitha temave të zhvilluara nga referuesit gjatë programit.
Gjithashtu, parashikohet botimi i një Guide turistike të Shqipërisë, e cila do të evidentojë monumentet fetare, kulturore, arkeologjike dhe natyrore dhe do të japë të dhëna për vendndodhjen e tyre, dhe një përshkrim të shkurtër historik për secilin.
Korresp. i “Ngjallja”