Konsultim i Përfaqësuesve të Kishës
Orthodhokse me Shoqëritë e
Bashkuara Biblike (UBS)
Me nismën e Shoqërive të Bashkuara Biblike, sekretarët
e Përgjithshëm të Shoqërive Kombëtare Biblike (National
Bible Sorieties) të Lindjes së Mesme dhe përfaqësues të
Kishave Orthodhokse u mblodhën në datat 1-3 shkurt në
Larnaka – Qipro, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të
mëtejshëm në fushën e përkthim- botimeve dhe
shpërndarjen e Shkrimit të Shenjtë, ndërmjet Kishave
Orthodhokse dhe Shoqërive Biblike të Bashkuara.
Shoqëria Biblike e Shqipërisë përfaqësohej nga sekretari
i përgjithshëm i saj z. Altin Hysi, kurse Kisha tonë
përfaqësohej nga z. Jorgo Papadhopulli, teolog.