EmailFacebookKontakt

Konstandini nga Agarinenjtë

Konstandini nga Agarinenjtë (2 qershor)
Ishte fëmijë i një turku nga Mitilini
(ishull grek përballë Turqisë Veriore).
Ishte kaq i bukur dhe i këndshëm, sa
15 vjeç u helmua nga ligësia e fqinjës
dhe, atëherë mbeti gjysëm i verbër…
Për tre vjet u verbua nga lija, por u për-
mirësua thelbësisht, sapo një e kri-
shterë e mirë e lau me ajazmë!
Jetim që herët, kishte njerk të
vrazhdë, prandaj me të tre vëllezërit e
tij mërguan në Izmir dhe hapën një
dyqan fruta – perimesh. Duke sjellë
rregullisht perime në mitropoli u
tërhoq nga besimi i krishterë. Më pas
ra në imoralitet, por erdhi në vete dhe
shkoi në Mal të Shenjtë, megjithëse në
anije u skandalizua prej një murgu pa
frikë Perëndie dhe hajdut i ushqimit
të tij.
Kaloi nëpër shumë manastire të
Malit të Shenjtë. Kudo trembeshin dhe
nguronin ta pagëzonin, ndaj i vinte keq
dhe qante. Disa i jepnin zemër madje
dhe patriku i internuar shën Grigori i
Pestë (10 prill), veçse djalli e luftonte.
Por më në fund në Kafsokalivet (Mal i
Shenjtë), pagëzohet me emrin Kon-
standin dhe menjëherë u shërua plo-
tësisht. Dëshiroi shumë martirizimin,

pasi puthi lipsanat e shenjta të dë-
shmorëve të rinj në Skitin Rumun të
Pararendësit (në Mal të Shenjtë).
Ankthin për t’u martirizuar ia
qetësoi disi një vizion që pati në lidhje
me të, por më pas u largua për të pa-
gëzuar motrën e tij në Magnezi të
Azisë së Vogël. Por atje e njohën dhe
e arrestuan. Kështu filluan mar-
tirizimet e tij dyzet ditore: e kam-
xhikuan, i veshën skufje të hekurt të
zjarrtë, ia shtërnguan tmerrësisht
tëmthat, e prenë me thikë në gjoks
në formë kryqi, (por në vend të plagës
u formua një kryq i ndritshëm), ia
hapën dhe ia shqyen këmbët, e va-
rrnin gjithë natën… Djalli e tmerronte
– të krishterët e ndihmonin dhe
sidomos Hyjlindësja e cila iu shfaq në
një vizion. Më vonë u burgos në Kon-
standinopojë. Ati shpirtëror i propozoi
ta lironin duke dhënë para nën dorë,
por ai e hodhi poshtë kategorikisht.
Vazhdoi me tortura derisa e mbytën
me lak (2. 6. 1819) dhe e varrosën në
varret e myslimanëve, që të mos e
merrnin trupin rajaja. Rrobat e
martirtit të ribënin mrekullira.
At Justini