EmailFacebookKontakt

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Në datën 19 shtator 2024 do të zhvillohet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash.

Pyetjet e konkursit do të jenë rreth Dhiatës së Re dhe katër vëllimeve të librit “Besimi Orthodhoks”.

Kandidatët duhet:
A. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse.
B. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës së tyre.
C. Të kenë mbaruar shkollën e mesme.
D. Të kenë një rekomandim nga Mitropoliti i Dioqezës.
E. T’i nënshtrohen konkursit të pranimit.

Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në orën 10:00 të datës 19 shtator, ndërsa një javë para konkursit duhet të kenë dorëzuar në sekretarinë e Akademisë dokumentet përkatëse:
1. Rekomandimi i Mitropolitit.
2. Kërkesë me shkrim e kandidatit.
3. Dëftesa dhe diploma e Shkollës së Mesme.
4. Certifikatë personale.
5. Certifikatë pagëzimi.
6. Vërtetim mjeko-ligjor.
7. Vërtetim i prokurorisë së rrethit.

Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: 067 22 47 059 (Sekretaria), ose në adresën e E-mailit: teolorthalb@yahoo.com

Mitropoliti i Apollonisë dhe i Fierit, Hirësi Nikolla.