EmailFacebookKontakt

Kongresi vjetor i Vëllazërisë Orthodhokse

Kongresi vjetor i Vëllazërisë Orthodhokse në Gjermani u zhvillua në Duseldorf, me temë kryesore “Kisha dhe kishat”. Siç është bërë traditë, organizatorët kisliin ftuar një nga episkopët rezidentë në Gjermani për marrë pjesë në Kongres. Këtë vit radha i takoi episkopit Damian, episkop i Kishës kopte. Në kongres u paraqit një studim historik mbi të shkuarën historike dhe të tashmen e Kishës Orthodhokse në Bullgari, si dhe një ekspoze të jetës dhe mësimeve të kishës kopte të Egjyptit.

Në rezolutën finale u theksua që megjithë vështirësitë do të vazhdohet në përpjekjet për bashkëpunim më të madh midis komuniteteve, për të dhënë një dëshmi më të qartë dhe më të fortë të orthodhoksisë në Gjermani.

Marrë nga SOP-i
Përgatiti Erion Prifti