EmailFacebookKontakt

Kongresi Kleriko-Laik i Kishës së Bullgarisë

Në datat 2 dhe 3 korrik 1997 u mblodh në Sofie Kongresi i 4-të Kleriko-Laik i Kishës së Bullgarisë. Kongresi i mëparshëm ishte mbledhur para rreth 50 vjetësh. Në punimet e tij morën pjesë klerikë dhe laikë nga të gjitha dioqezat e vendit, të cilët diskutuan problemet e kishave lokale dhe sidomos problemin e skizmës, që siç dihet e mundon vitet e fundit Bullgarinë. Skizma u shkaktua kryesisht nga faktorë jashtëkishtarë. Në fund u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm Kishtar i përbërë nga klerikë dhe laikë. Kongresi u kurorëzua me sukses dhe qe një stacion në rrugën e vështirë të Kishës së Bullgarisë, e cila përballon tani edhe probleme ekonomike.

Në Kongres u ftuan edhe Kishat Orthodhokse Autoqefale. Kisha jonë u përfaqësua me një klerik, i cili, ashtu si dhe përfaqësuesit e kishave të tjera, mbajti një fjalim në seancën e hapjes. Më 1 korrik, Patriku i Bullgarisë, Maksimi bashkëmeshoi me Sinodin e Shenjtë dhe me të dërguarit e Kishave Orthodhokse, në manastirin e famshëm të Rilës. Gjithashtu, pas përfundimit të punimeve të Kongresit, më 4 korrik, bashkemeshuan përsëri të gjithë në Katedralen madhështore të Sofies, “shenja dalluese e saj”, pra Shën Aleksandër Nevski. Kjo Katedrale është ndërtuar si shenjë mirënjohjeje e kombit bullgar ndaj Perëndisë dhe ndaj qindra mijëra ushtarëve rusë që ranë gjatë luftës (1877-1878) për çlirimin e vendit nga pushtuesit turq.

At Ju.