EmailFacebookKontakt

Konferencë Përkujtimore për Nënë Terezën në 100-vjetorin e lindjes

Në datën 4 qershor, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, u mbajt konferenca përkujtimore që çeli aktivitetin kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Autoritete shtetërore, përfaqësues të besimeve të ndryshme dhe studiues folën për misionaren si shembull i bamirësisë dhe shpallën një kalendar aktivitetesh.

Përshëndetje, fjalime, vargje të recituara dhe disa imazhe filmike, të gjitha lidhur me Nënë Terezën apo misionin e saj, kanë për- bërë programin e konferencës përkujtimore. Veç autoriteteve shtetërore, në konferencë morën pjesë përfaqësues të besimeve të ndry- shme, të cilët edhe në fjalën e tyre theksuan se përkushtimi i Nënë Terezës është një she- mbull për t’u ndjekur pavarësisht besimit.

Aktoret Tinka Kurti dhe Ema Andrea recituan vargje apo shprehje të Nënë Terezës, ndërsa disa studiues, të ftuar për të referuar, folën për Nënë Terezën misionare, bamirëse, për një grua që e shpenzoi jetën mes të varfërve. Tingujt e korit “Pax dei”, dirigjuar nga Suzana Turku, mbyllën këtë konferencë përkujtimore.

Në konferencë, për figurën e Nënë Terezës foli edhe Kryepiskopi Anastas, fjalë të cilën po e botojmë të plotë.