Konferencë për paqen dhe mirëkuptimin midis feve
“Paqja e Perëndisë në Botë” qe tema e
takimit ndërfetar që u mbajt nga 19-20
dhjetor, në Bruksel të Belgjikës, me pje-
sëmarrjen e 80 udhëheqësve fetarë nga
gjithë bota.
Përfaqësuesit e tri feve më të mëdha mo-
noteiste, të krishterë, judenj e myslimanë
diskutuan për rolin e fesë në botë, si dhe
mënyrat paqësore që duhet të përdorin ato
për një të ardhme paqësore midis besimeve
monoteiste. Organizatorë të Konferencës
ishin Tërëshenjtëria e tij Patriku Ekume-
nik Vartholomeu dhe President! i Komisi-
onit Evropian Romano Prodi.
I ftuar dhe një ndër referuesit kryesorë
të këtij takimi ndërfetar ishte dhe Kryepi-
skopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqi-
përisë Fortlumturia e Tij Anastasi. Ai mba-
jti referatin: “Parimet e krishtera të ba-
shkëekzistencës fetare”. Në pjesën e parë
Fortlumturia e Tij theksoi, se Paqja është
një dhuratë Perëndie dhe këtë gjë e vëmë
re dhe në Ungjill. Por me ardhjen e Krishtit
“paqja është mes nesh”. Ndërsa në pjesën
e dytë, theksoi, se është detyrë e çdo be-
simtari të krishterë për të respektuar be-
simet e tjera dhe se dialogu ndërfetar ndi-
hmon në vendosjen e paqes së një kombi,
shteti dhe gjithë botës anembanë.
Kryepiskopi Anastas ishte dhe një ndër
të zgjedhurit në konferencën e shtypit që
u mbajt me rastin e këtij takimi, si dhe
dha u caktua moderator i komitetit, që
hartoi deklaratën përfundimtare, të cilën
po e japim të plotë në faqen 3 të gazetës.
Korresp i “Ngjalljes”