Më 21-26 gusht në Vollos të Greqisë u zhvillua Konferenca Ndërorthodhokse për përgatitjen e projektit të dokumentit që do të aprovohet nga primatët e gjithë Kishave Orthodhokse, të cilët do të takohen në ishullin e Patmos nga 25-26 shtator me rastin e 1900-vjetorit të shkrimit të Apokalipsit nga Shën Joan Theologu dhe do të shpallet nga Tërëshenjtëria e Tij Patriku Ekumenik Vartholomeu.
Në këtë Konferencë Kisha jonë u përfaqësua nga teologu z. Dhimitër Beduli.