EmailFacebookKontakt

Konferencë Ndërkombëtare e gazetarëve orthodhoksë – Krishti, kriter i të vërtetës në punën e gjithsecilit

At Luka Veronis Konferencë Ndërkombëtare e gazetarëve orthodhoksë

Krishti, kriter i të vërtetës
në punën e gjithësecilit

-Konferenca u zhvillua në datat 16-20 maj në Portaria-Vollos të Greqisë,
ku u vendos edhe krijimi i një shoqate ndërkombëtare, e cila do t’i ndihmojë
në misionin e tyre-
15 vjet më parë, në
gusht 1983, zhvillohej në
Greqi një konsultim për
Informimin dhe Komuni-
kimin në botën orthodho-
kse. Ishte koha e Luftës
së Ftohtë dhe mundësitë
e komunikimit dhe të pje-
sëmarrjes ishin ato që di­
hen. Pas kaq vjetësh, një
veprimtari e ngjashme e
sponsorizuar dhe e mbë-
shtetur nga SINDESMO-s,
do të mblidhte në fshatin
turistik të Portariasë,
pranë Vdllosit, rreth 70
gazetarë orthodhoksë
nga 23 vende të ndrysh-
me, nga Evropa dhe Ame-
Foto e përbashkët e pjesëtarëve të Konferencës së gazetarëve orthodhoksë.
rika e Veriut, por edhe
nga Lindja e Mesme dhe
India (ku jetojnë 2 mili-
onë orthodhoksë vendas).
Prezantimi i parë i pje-
sëmarrësve ishte të die-
len 16 maj, kur të gjithë
u mirëpritën nga enoria
e Shën Spiridhonit në
Athinë. Prezantime, për-
shëndetje, dëshirë për të
mësuar për njëri-tjetrin.
Vërtet, shumë ishin taku-
ar edhe më parë, por as-
njëherë nuk ishin mble-
dhur bashkë kaq gaze-
tarë, që përveç profesionit
të përbashkët, kishin
edhe besim të njëjtë,
orthodhoksinë, besim që
përpiqen t’i udhëheqë jo
vetëm në jetë, por edhe në
punën e tyre. Kjo gjë u
theksua edhe nga shërbe-
sat e Liturgjitë Hyjnore
të përbashkëta, të përdi-
tëshme, në të cilat merr-
nin pjesë aktive si psaltë
shumë nga gazetarët,
ndërsa klerikët bashkë-
celebronin.
Më pas, orët e rrugës
drejt vendit ku do të zhvi­
llohej konferenca, ishin
një mundësi më shumë
për të vazhduar prezanti-
met, të cilat vazhduan
edhe pas sistemimit në
dhoma, deri në orët e
vona të natës.
Të tre ditët në vazh-
dim ishin seanca inten­
sive referatesh e disku-
timesh, por u gjet koha
edhe për të njohur zonën
përqark, një park i mre-
kullueshëm natyror, me
histori të pasur. E veça-
ntë ishte edhe mikpritja
e Mitropolitit të Deme-
trias (Vollosit), Hirësisë
së Tij Ignatit, që kishte
qenë edhe zv.president i
Syndesmos-it, i cili jo ve-
tëm mbulonte shumicën
e shpenzimeve, por edhe
ishte i pranishëm çdo ditë
tëveprimtarisë.Ai, gjitha-
shtu ishte iniciator i ek-
skursioneve të shkurtra
në zonën përreth, si në
manastirin shumëshe-
kullor të Kryeengjëjve në
lartësitë e Malit Pelion,
ku mikpritja e murgesha-
ve ishte krejt e veçantë
dhe kori i tyre i mrekullu-
eshëm, ashtu dhe në
fshatin tepër piktoresk të
Makrinicës, ku jetonin e
punonin prej kohësh
mjaft shqiptarë.
Por, le të kthehemi tek
punimet e Konferencës.
Pas përshëndetjeve të
shumta nga gazetarë e le-
ximit të urimeve të disa
primatëve orthodhoksë, u
kalua në referimet kry-
esore. Ato ishin: “Një
këndvështrim Ortho-
dhoks për gazetarinë”,
nga Dr. Angjellos Vali-
antos, pedagog i Fakulte-
tit të Teologjisë së Athi-
nës, “Ethosi dhe Etika
Orthodhokse e gazeta-
risë”, nga Antuan Nivier,
redaktor përgjegjës i SOP
(Shërbimi Orthodhoks i
Shtypit, Francë) dhe “Re-
portazhi gazetaresk dhe
këndvështrimi Ortho­
dhoks i botës”, nga Andrei
vijon në faqen 4

Krishti, kriter i të vërtetës në punën e gjithsecilit
vijon nga faqja 3
Zolotov, korrespondent i “Moska
Taims” dhe disa agjensive e
gazetave perëndimore. Për
secilën prej tyre pati edhe disku-
time intensive dhe
mjaft të frytshme.
Mjaft interesante ishte
edhe një paraqitje e
shkurtër nga secili nga
vendet pjesëmarrëse
të mediave ortho-
dhokse dhe raporteve
me gazetat e televizi-
onet laike. Kjo njohje
u shtua edhe më shu-
më në grupet e punës,
ndarë sipas degës ku
kontribuon secili (ga-
zeta, radio, televizion,
Internet etj.), ku u dis-
kutuan rrugët e rritjes
së efikasitetit të para-
qitjes së jetës të Kishës dhe be-
simit Orthodhoks në mediat dhe
roli i gazetarëve orthodhoksë për
këtë. Ndër të tjera, veçanërisht
u theksua kontributi i atyre që
punojnë në mediat laike, roli i të
cilëve duhet të jetë më i madh
në kohët që po kalojmë.
Pika qendrore e punimeve
ishte diskutimi rreth mundësisë
së krijimit të një Shoqate dhe një
Agjensie Shtypi Orthodhokse. U
konkludua, se është ende herët
për një Agjenci, e cila kërkon fo-
nde dhe një staf të konsiderue-
Çast nga takimi me Patrikun Ekumenik
shëm. Në përfundim të diskuti-
meve u vendos krijimi i Shoqatës
Ndërkombëtare të Gazetarëve
Profesionistë Orthodhoksë. Për
këtë u krijua një Komitet Organi-
zator me 17 vetë, ndër të cilët 4
koordinatorë përgjegjës. Komite-
ti brenda një viti do të përgatisë
Konferencën themeluese të
shoqatës. Mbështetjen financi-
are për këtë, sërish do ta japë
SINDESMOS, që megjithëse
është një organizatë rinore, ka
ofruar mundësitë e veta orga-
nizative dhe financiare për një
objektiv kaq të rëndë-
sishëm, ndihmesë për
të cilën u falenderua
nxehtësisht nga pjesë-
marrësit në Konfe-
rencë (ishin të prani-
shëm President! i
Sindesmos-it, Z. Dimi­
tri Ikonomu, pedagog
i Harvardit, Angli dhe
dy nënpresidentët).
Mjaft interesante
ishte edhe pjesa e pro-
gramit që u zhvillua
në Athinë, ku gazeta-
rët patën mundësinë
të ndiqnin vizitën zyr-
tare në Greqi të Pa-
trikut Ekumenik dhe të takonin
Tërëshenjtërinë e Tij Vartho-
lomeun I, i cili i nxiti dhe premtoi
mbështetje në rrugën e nisur.
Gjithashtu, ata patën takime, që
u kthyen në bashkëbisedime të
ngrohta me Kryepiskopin e
Greqisë, Fortlumturinë e Tij
Kristodulin, Mitropolitin e
Pireut, Hirësinë e Tij Kalinikun
etj. Tepër e gjallë dhe me vlerë
ishte vizita në Radion e Mitro-
polisë së Pireut, e cila, megjithë-
se me mjete teknike e studio
relativisht modeste, mbulon
gjysmën e territorit të vendit dhe
ka një numër mjaft të madh
dëgjuesish, që konkuron edhe
radiot e mëdha laike. Në të,
shumica .e punës bëhet nga mbi
250 vullnetarë, ndërsa me rrogë
është vetëm personeli i domosdo-
shëm teknik. Befasues ishte
fakti, se në të prej disa kohësh
transmetohej edhe një orë në
jave në shqip, për emigrantët e
shumtë, program, i cili do të
pasurohet në të ardhmen.
Në përfundim të kësaj kroni-
ke përmbledhëse, do të donim të
theksonim, se ndofta rezultati
kryesor i Konferencës ishte mble-
dhja për herë të parë së bashku
e një numri kaq të madh gazeta-
rësh orthodhoksë, njohja midis
tyre, shkëmbimi i përvojës dhe i
adresave, krijimi i lidhjeve të pu-
nës për të ardhmen, duke i dhë-
në vizionin gjithsecilit, se nuk
është i izoluar në Kishën e tij loka-
le, por është pjesë e një të tëre
jetësore.
Th. Dh.