EmailFacebookKontakt

Konferencë me personat me aftësi të kufizuara

Konferencë me personat me aftësi të kufizuara
N
ga 28 deri më 30 maj,
në Golem të Kavajës,
u zhvillua konferenca me
personat me aftësi të ku-
fizuara. Ajo u realizua me
bekimin e Kryepiskopit
Anastas dhe u organizua
nga stafi i Zyrës Kombëtare
Rinore të ndihmuar edhe
nga 4 të rinj vullnetarë.
Në këtë konferencë mo-
rën pjesë 35 persona, të ci-
lët kishin aftësi të kufizu-
ara për të lëvizur, por edhe
për t’u shprehur. Larmia e
programeve dhe harmonia
që ekzistonte në këtë akti-
vitet shprehej në të gjithë të
pranishmit. Çdo pjesëma-
rrës u vetëprezantua me anë
të vizatimeve të hedhura në
letër. Pjesëmarrësit u njo-
hën edhe me Legjislacionin
Shqiptar për personat me
aftësi të kufizuara, u njohën
gjithashtu edhe me Kon-
ventën e OKB -së për të
drejtat e personave me
aftësi të kufizuara etj.

Trajnuesit, me anë të
modeleve të ndryshme dhe
broshurave që shpërndanë,
u bënë të njohur se si të për-
ballen me një shoqëri që
prodhon aftësi të kufizuara
për këta persona në nevojë,
siç janë barrierat e ndryshme
të qëndrimit, ato fizike e in-
stitucionale. Gjatë trajnimit
pati shumë diskutime.
Programi argëtues ishte
nga më të pëlqyerit. Çdo
pjesëtar përpiqej në maksi-
mum që grupi i tij të fitonte.
Lojërat në grup ishin të
ndryshme si: lojëra me
gjëegjëza, lojëra me fjalë të
urta, lojëra me pyetësorë
etj. Nuk munguan edhe kri-
jimet, ku çdo grup duhej të
përgatiste një skeç, të krijo-
nte një këngë, një koreogra-
fi muzikore, duke perfor-
muar përpara të pranishmë-
ve një çift për çdo grup dhe
të krijonte gjithashtu vesh-
jen më të bukur me mjete
rrethanore. Të gjitha grupet
shfaqën në maksimum

talentin e tyre, duke kaluar
edhe aftësitë fizike të tyre.
Në fund u shpall grupi
fitues.
Pas përfundimit të akti-
vitetit të gjithë pjesëmarrë-
sit ndanë mendimet e tyre
për ecurinë e tij, gjithashtu
shprehën idetë e tyre për
vazhdimësinë. Sipas pye-
tësorëve u morën mendime
edhe për përmirësimin e
këtij aktiviteti, ku personat
me aftësi të kufizuara kër-
konin më shumë pjesëmarr-
je, veprimtari të tilla të për-
sëriten më shumë se një he-
rë në vit, të ketë më shumë
programe argëtuese, spor­
tive dhe muzikë.